Gana, tani konsiderohet krenaria e Afrikes
Afrika e Jugut, vendi organizator i Kupes se Botes, i eshte gezuar fitores se fundit te Ganes, 2-1 ndaj SHBA-se, pas kohesh shtese. Gian shenoi dy gola ndaj amerikaneve dhe kualifikoi vendin e tij ne 1/8-at e finaleve. Gana me kete fitore eshte skuadra e trete afrikane ne tere historine e Kupes se Botes, qe arrin te kualifikohet ne cerekfinale, si dhe eshte skuadra e vetme nga kontinenti afrikan qe pret nje bilete mes tete skuadrave me te mire te ketij kompeticioni. “Yjet e kontinentit te zi, vezullojne lart”, titullohej te gazeta “The Sunday Times”, ne te cilen paraqitej edhe flamuri kombetar i Ganes. “Gana i jep fund endrres amerikane”, – shkruante “Sunday Independent”, ne lidhje me triumfin e fundit. Gian autori i tre golave tha se “ndihet njeriu me i lumtur ne bote”, - sepse nje kontinent i tere eshte bashkuar me festen e lojtareve ganeze. Ne Afrike, edhe pse nje vend i varfer, Gana eshte kthyer ne krenarine e kontinentit te zi. Per te mbeshtetur ekipin nuk kane udhetuar shume tifoze, sepse nuk ishte parashikuar se skuadra e tyre do te shkonte deri ne tete me te mirat e Kupes se Botes. Por edhe varferia ka penguar tifozet ganeze qe te jene te shumte ne numer, ne mbeshtetje te skuadres se tyre. Jane tifozet e Afrike se Jugut, qe ne mungese te ekipit te tyre po mbeshtesin Ganen, ne vijim te ketij kompeticionit. E tere Afrika nga Fokengu deri ne Akra eshte zgjuar ne feste. Gana eshte kthyer ne krenarine e kontinentit te Afrikes.