Tragjedia me e madhe e futbollit: nuk fiton ekipi me i mire
Mjeshtri holandez, pionieri i “futbollit total” apo i futbollit modern, Johan Krojf konsiderohet nje prej sulmuesve me te mire te te gjitha koherave. Por ai nuk arriti te kurorezoje Holanden kampione, edhe pse futbolli qe paraqiten tulipanet ne Boterorin ‘74 dhe ’78 ishte spektakolar. Krojfi e ndryshonte i vetem fatin e ndeshjes me levizjet e tij brilante, qe edhe sot mbeten te paharrueshme. Ai eshte votuar lojtari evropian i shekullit nga tifozet, si dhe i dyti pas Peles, ne te gjithe historine e futbollit boteror. Por edhe pse me nje plejade te shkelqyer lojtaresh, Holanda nuk ia ka dale qe te fitoje titullin e pare. Tragjedia me e madhe e futbollit lidhet me faktin se skuadra me e mire nuk ka arritur qe te fitoje gjithmone, sic pranohet se ishte Holanda e atyre viteve. Johan Krojfi mbetet nje prej lojtareve me te mire, i cili udhehoqi po ashtu nje prej ekipeve me te mira, pa arritur te ngreje lart trofeun e Kupes se Botes. Holandezi fluturues thekson se: - “futbolli eshte mjaft i thjeshte, por eshte shume e veshtire qe te luash nje futboll sa me te thjeshte”. Holanda e Bert Marvjik ne finalet e Kupes se Botes, Afrika e Jugut 2010 nuk ka paraqitur spektaklin e dikurshem, por ka marre maksimumin e pikeve, pa harxhuar energji ne ndeshjet e grupit. Tre fitore ne tre ndeshjet e para. Portokallinjte jane entuziaste dhe jane ne pritje qe futbolli t’iu ktheje borxhin, duke i shperblyer nje dite.