E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Persi injoron Shakiren, preferon nje foto me Maradonen

Robin van Persie dhe kengetarja Shakira ishin nje jave me pare ne te njejtin sallon, ne hotel “Hilton”, por sulmuesi holandez ndryshe nga te pranishmit e tjere nuk kerkoi qe te bente foto me “diven e muzikes pop”, Shakira . Numri 9 i portokallinjve theksoi se njerezit te cileve mund t’iu kerkoje nje foto jane teper te rralle. Ai permend vetem tre vete: Johan Krujfin, Zinedin Zidanin dhe Diego Armando Maradonen. Deri tani Van Persin e kane publikuar media te ndryshme ne nje foto, me Krojfin dhe Zidanin. - “Ata jane njerezit e vetem, te cileve iu kam kerkuar te dal ne foto. Oh, ka mbetur edhe Diego Maradona”. Van Persi eshte nje lojtar i klasit boteror, i cili shenoi ndaj Kamerunit dhe kerkon te realizoje sa me shume gola te ndeshjet e mbetura. “Nje sulmues duhet te shenoje sa me shume gola. Nuk jam ne panik, sepse kam dhene gjithcka, por kjo nuk eshte e mjaftueshme ne ndonje rast. Torres nuk shenoi gjate Kampionatit Evropian, por ne finale i dha trofeun Spanjes”. Van Persi deshiron te shkoje sa me larg, me Holanden. Pas Sllovakise, llogarite e tulipaneve po behen me Brazilin ne cerekfinale dhe ne nje rast te tille rruga konsiderohet e lehte, drejt finales se madhe te 11 korrikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›