Argjentina është një tornado, Meksika nuk ka çfarë të humbasë
Një tornado i quajtur Diego Armando Maradona ka tronditur Botërorin afrikanojugor dhe tashmë Argjentina e tij konsiderohet si favoritja më e madhe për të fituar trofeun. Por ecuria e Seleksion në fazën e eliminimeve direkte fillon me një prej atyre ndeshjeve me të vërtetë të vështira për t’i përgatitur: sepse kjo Meksikë nuk ka asgjë për të humbur dhe mund të mbështetet te kualiteti i madh i lojtarëve të saj, në të gjitha zonat e fushës. Meksikanët janë të aftë të vënë në vështirësi çdo skuadër të botës. Megjithatë për Argjentinën më mirë të përballet me një skuadër të shpejtë, sesa me një Nigeri të vendosur mirë faktikisht. Skuadra e Aguirres nuk lëshon në lojë, pasi ka potencial. Nuk dorëzohet kurrë dhe prandaj është një pengesë jo e lehtë për këtë Argjentinë. Sigurisht argjentinasit mbeten favoritë, edhe sepse kanë mundur të kursejnë disa lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e fundit (Samuel, Maskerano, Tevez e Higuain mbi të gjithë) dhe prandaj pritet të paraqitet me formacionin më të mirë të saj. Nga ana tjetër Aguirre rigjen Juarez. Karlos Vela mund të kthehet titullar pas dëmtimit.
#