E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Blank: Jam gati për gijotinën

Franca

“Rregull, disiplinë, zbavitje”: kjo është mënyra sesi Loren Blank është prezantuar në konferencën e parë për shtyp, si trajner i Francës. “Jam krenar që mora këtë detyrë. Drejtimi i përfaqësueses është maksimumi për mua. Lidhja ime me Francën është maksimale, nuk ka nevojë të tregohet. Kisha alternativa të tjera, por zgjodha këtë”. Ai i ka hapur derën e Kombëtares Evrasë dhe Riberisë, dy lojtarët që cilësohen si shkaktarët kryesorë në “përplasjen” me ish-trajnerin Domenek: “Nëse janë më të mirët në rolet e tyre do t’i thërras. Zgjedhjet e mia do të jenë vetëm sportive”. Rreth marrëdhënieve me mediat Blank tha: “Dua që skuadra të jetë më e hapur me mediat. E kam të qartë që po shkoj me këmbët e mia drejt gijotinës, shtoi duke qeshur, por shpresoj që atmosfera rreth skuadrës të ndryshojë. U bëra trajner i Francës për të fituar dhe dua të gjykohem për rezultatet”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›