E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gani Kamberi u vetevra"

Mjekesia Ligjore dergon raportin ne Policine e Tiranes, duke lene hetimet ne te njejten faze

Mjekesia Ligjore del ne te njejtin perfundim me Policine e Tiranes per shkaqet e vdekjes se Gani Kamberit, njeriut qe denoncoi skandalin e pronave ne Kashar. Eshte mbyllur pas shume muajsh perplasja mes prokurorise dhe uniformave blu per shkaqet e vdekjes se 50- vjecarit, i cili u gjet i pajete, pas nje plage plumbi, qe kishte ne koke, me 13 tetor te vitit te kaluar. Familjaret pretenduan se i afermi i tyre ishte vrare dhe jo vetevrare dhe te njejten linje ndoqi edhe prokuroria, deri ne zhvarrosjen e trupit. Organi i akuzes pretendoi se policia kishte gabuar ne hetimet paraprake. Raporti mjekoligjor i eshte percjelle policise se Tiranes, e cila e ka futur ne dosjen hetimore dhe do te njoftoje me pas prokurorine. Burime zyrtare thane se raporti konkludon ne faktin se vdekja e Gani Kamberit ka ardhur pas nje veteflijimi te tij, ndersa rrethanat mbeten ende misterioze. Ekspertet kane konstatuar se plaga e plumbit ne koke mund te jete shkaktuar nga veteqitja e pistoletes "TT" te viktimes, qe ishte me defekt. Megjithese fillimisht Mjekesia Ligjore pergatiti nje raport paraprak, pas perplasjeve polici-prokurori eshte terhequr per te kryer ekzaminime te tjera. Sipas keqyrjes se kryer, Kamberi eshte gjetur prane nje perroi ne Kashar, aty dhe ku mendohet te jete veteqelluar. Plaga ne koke, sipas eksperteve, mund te realizohej nga vete viktima, ndersa ai ka qene mengjarash. Kurse per pozicionin e pistoletes, qe ka qene e futur ne xhakete, nuk jepet asnje shpjegim nga policia. Nga hetimi qe ka kryer Komisariati nr. 2 konkludohet ne faktin se arma kryente qitje lehtesisht, sepse ishte me defekt, ndersa 50-vjecari, qe punonte roje ne nje firme private, mund te kete qene edhe ne momente depresioni, ose i dehur. Gjithsesi, ky raport pritet te analizohet edhe ne Prokurorine e Tiranes dhe nuk dihet nese organi i akuzes do te jete dakord me kete fakt. Pas zhvarrimit te kryer, prokuroria pretendoi se policia kishte kryer hetime te pasakta per faktin se ne krehrin e armes u gjeten vetem 4 fisheke, qitja ishte ne krahun e kundert dhe e pamundur qe te kryhej nga vete viktima, pistoleta u gjet brenda ne xhakete dhe se pak dite para se te gjendej i vdekur Kamberi kishte denoncuar zaptimin e 40 dynymeve toke, qe i perkisnin familjes se tij dhe ishte tjetersuar nga zyrtaret e komunes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›