"Taksat vendore, jo kusht per dhenien e certifikatave"

Ministri i Brendshem Nishani, kerkon nga punonjesit e gjendjeve civile qe te pajisin me certifikata te gjithe ata shtetas qe e kerkojne per afekt te kartave te identitet, pavaresisht nese kane paguar ose jo, taksen vendore. Ne kete kunder, ai ka paralajmeruar se do te kete sanksione ndaj ketyre punonjesve refuzues, deri ne pezullim nga puna. "Asnje punonjes i zyrave te Gjendjes Civile, te mos kushtezoje dhenien e certifikates me pagesat e taksave lokale. Ne cdo rast qe do te identifikohet kjo praktike, ndaj punonjesit te Gjendjes Civile do te merret masa administrative e pezullimit nga puna", ka paralajmeruar dje Nishani, ne nje deklarate per mediat. Nje paralajmerim i tille eshte dhene ne kushtet kur afati per pajisjen me karta identiteti, te shtetasve shqiptare po shkon drejt limiteve te fundit. Njeheresh, ministri i Brendshem ka riperseritur dhe nje here per qytetaret se, zyrat e aplikimit per leternjoftimin elektronik, do te jene te hapura edhe gjate dites se shtune dhe te diel. Gjate te gjitha diteve, sipas Nishanit, zyrat do te punojne deri ne oren 18:00, per t'u dhene keshtu mundesine te gjithe qytetareve pa pasaporte, per te aplikuar per leternjoftimin. "Do t'u bej perseri thirrje qytetareve qe nuk kane pasaporta per jashte shtetit, te paraqiten sa me pare per te aplikuar, pasi ulja e cmimeve nga qeveria per kategorite qe kemi percaktuar, eshte e vlefshme deri ne fundin e muajit Prill, me pas ata nuk do ta perfitojne uljen dhe te tjeret do te kene sanksionet qe ne kemi parashikuar, qe do te thote se nuk do te marrin asnje sherbim qe iu duhet, nga zyrat e shtetit", paralajmeroi ministri Nishani. Por ne lidhje me kartat e identitetit, apel ka bere dhe numri dy i Ministrise se Brendshme, Ferdinant Poni. Teksa ka informuar komisionin parlamentar "ad-hoc" per ecurine e ketij procesi, eshte shprehur se procesi i aplikimit per kartat e identitetit, po ecen me ritme te kenaqshme, por ai riperseriti thirrjen qe qytetaret te aplikojne sa me shpejt per keto dokumente. Poni u kerkoi deputeteve, qe te ndikojne ne lidershipin perkates politik, per te mbeshtetur procesin. "Lidershipi i partive politike, sidomos atyre opozitare, t'iu bejne thirrje simpatizanteve te tyre qe te shkojne e te aplikojne per karta dhe me pas t'i terheqin ato nga zyrat e shperndarjes se njesive vendore. Ne kemi ne zyrat tona te shperndarjes gati 248 mije leternjoftime, nga te cilat jane terhequr vetem 110 mije", tha Poni. A.G
248Mije Leternjoftime jane ne zyrat e shperndarjes sipas zv/ministrit te Brendshem, Poni, nga te cilat jane terhequr vetem 110 mije. Duke kerkuar ne kete rast, sensibilizimin e qytetareve per te terhequr kartat e identitetit qe jane realizuar.
80 Mije shtetas te evidentuar pa pasaporte jane vetem ne Tirane, nga te cilet me shume se 60 mije prej tyre tashme kane aplikuar. Po ashtu, sistemi i shperndarjes funksionon kenaqshem sipas numrit dy te Ministrise se Brendshme.
Thirrja
"Lidershipi i partive politike, sidomos atyre opozitare, t'iu bejne thirrje simpatizanteve te tyre qe te shkojne e te aplikojne per karta dhe me pas t'i terheqin ato nga zyrat e shperndarjes se njesive vendore", tha Poni.