E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri, kreu i PS për Tiranën: Do fitojmë zgjedhjet

TIRANE- Saimir Tahiri eshte zgjedhur kreu i Partise Socialiste per Tiranen, me nje diference te madhe votash ndaj kandidatit tjeter, Ilir Zela.

Ne perfundim te numerimit, komisioni deklaroi se Tahiri mori 390 vota, nderkohe Zela 156.

Ne te paren deklarate per mediat pas shpalljes fitues, Tahiri ka deklaruar sikunder tha edhe gjate fjales se tij se sido qe te ishte rezultati, keto zgjedhje e bejne me te forte PS-ne e Tiranes.

“Sido të ishte rezultati ai na bën më të fortë dhe më të aftë për të përballuar sfidën që janë zgjedhjet. U premtoj socialistëve që do bëjmë maksimunim dhe jam i sigurtë që do fitojmë zgjedhjet e ardhshme kurdo qofshin ato”- tha Tahiri.

Pas shpalljes fitues, Tahiri eshte takuar me Ilir Zelen e me pas edhe mbeshtetesit e tij ne kete gare.

Ne mesdite jane mbyllur votimet per zgjedhjen e kreut te ri të Tiranës.

Pas kesaj ka nisur menjehere procesi i numerimit te votave, qe eshte mbyllur rreth ores 15.20, e qe nxori edhe fituesin e kesaj gare, personin qe do te drejtoje PS-ne e Tiranes.

Mbledhja nisi me fjalen e sekretarit organizativ te PS-se, Blendi Klosi qe vleresoi garen e denje te zhvilluar nga dy kandidatet me programin dhe platformen e tyre te qarte ne te mire te PS-se, si force kryesore politike e neser si force qe eshte e gatshme te drejtoje vendin.

“Ne jemi te gatshem te bashkepunojme me te gjithe, PS ka vend per te gjithe dhe eshte kunder kesaj qeverisje, jemi per nje qeverisje te mire per te gjithe shqiptareve”- tha ai.

Pas fjales se dy garuesve, Klosi ka njohur 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar të Tiranës qe do te jene pjese e votimit, me 5 anetaret e komisionit.

Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›