Përsëri, për “shakaxhinjtë e përparimit”!
A e keni vënë re që kur del një problem i madh për t’u diskutuar në shkallë vendi, siç po ndodh këto ditë për mënyrën e zgjedhjes
së Presidentit, për të cilin në fakt popullin nuk po e pyet askush, na dalin si nga një skutë e fshehtë disa “shakaxhinj të përparimit”, nga ata që me aq sarkazëm i stigmatizonte dikur Fan Noli i madh, të cilët tani, pas 100 vitesh shtet, kërkojnë të vihen përsëri në qendër të vëmendjes për probleme që u interesojnë veçse atyre?! E kam fjalën për kazanin që po vlon ende rreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, për të cilin deri dje kërkohej me ngulm që të shembej sa më shpejt, ndërsa tani, sapo hap e mbyll sytë, po nga këta personazhe groteskë është ngritur një furtunë në gotë që ky stadium të mos prishet, sepse po sipas tyre na qenka më i miri në vend dhe i vetmi i licencuar prej UEFA-s, për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare! Ata që pak më parë donin t’i vinin kazmat sa më shpejt këtij stadiumi, tani kur e panë se aty pranë tij do të ndërtohet parkingu i madh i Tiranës, ç’ka ja prishte keqas planet e tyre të interesit, menjëherë e çuditërisht nxituan që ta shpallin ‘Qemal Stafën” si një tempull të vërtetë! Tamam, një shaka për të qeshur, por dhe për të qarë, nga ata që hiqen se ja duan të mirën këtij vendi, por që në fakt si ato personazhet e Fan Nolit tonë të shquar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndërrojnë lëkurë si kameleonë, në ruajtje të interesave të tyre klanore. Kur u pa se parkingu i madh i Tiranës po ua merrte hisen nga “projekti” që kishin për stadiumin e ri, ku me siguri përfshihen veç lokaleve, restoranteve e mjediseve të tjera fitimprurëse, edhe parkingje të panumërta nëntokësore,( sigurisht, nën rrënojat e “Qemal Stafës”), menjëherë dolën nga skutat e tyre për të bërë show-n e radhës ata “shakaxhinjtë e përparimit”, që këtë stadium të mbaruar, kufomë apo cofëtinë, siç e quanin pak më parë dhe që donin t’ia vinin kazmat sa më shpejt për ta përmbysur, duke na e zbuluar tani si një bukuroshe të fjetur që na u dashka zgjuar papritmas për të pritur ndeshjet e ardhshme të eliminatoreve të Botërorit 2014! Ç’farë nuk bënë kur ju vërsulën për ta shembur e groposur atë që sot po e quajnë si më të mirin stadium që kemi, vetëm e vetëm që të mos ju shpëtonte zogu nga duart, por që tani, mesa duket po shohin se po ju fluturon. Arritën deri atje sa të ngatërronin me projektin e tyre, fort të kundërshtuar prej meje në disa artikuj të mëparshëm, edhe Platininë bashkë me Kryeministrin tonë, i cili mesa duket nuk e pati shumë parasysh planin rregullues të kryeqytetit që synon të realizohet në të ardhmen dhe ku mund të përfshihej edhe ndërtimi i një stadiumi të ri, që bashkë me dy stadiumet ekzistues do të mund ta pasuronte infrastrukturën sportive të Tiranës dhe të krejt Shqipërisë. Në atë kohë, shoqëruar me daullet e lakenjve të përhershëm të “shakaxhinjve”, ngrehina e stadiumit të ri mbi gërmadhat e këtij që tani po na quhet si më i miri dhe i vetmi ku mund të zhvillohen ndeshjet e Kombëtares sonë, na u paraqit si çudia e radhës, me gjithë ato lajle e lule fantazmagorike të kompjuterizuara, duke na e bërë fakt të kryer gjithë atë butafori. Por, ja që trokitjet e kazmave, aty pranë dyerve të “Qemal Stafës”, për ndërtimin e parkingut të madh të Tiranës, aq i domosdoshëm dhe tepër urgjent për këtë qarkullim marramendës të makinave nëpër kryeqytet, ua prishën qetësinë olimpike atyre “shakaxhinjve” që deri dje thoshin se stadiumi ekzistues nuk vlente dhe se duhej prishur sa më shpejt, ndërsa sot, po nëpërmjet daulleve të lakenjve të tyre të përhershëm, bërtasin që ai të mos izolohet sepse na qenka më i miri dhe i vetmi i licencuar për të zhvilluar në te ndeshje Kombëtarja jonë!
Pasi ua pështirosën futbollin tifozëve nëpërmjet nivelit diletantesk të shfaqur për çdo ndeshje, gjë që shihet qartë nga shkallaret e zbrazura të stadiumeve tona; pasi e mbushën mjedisin sportiv me gjithfarë ngjarjesh korruptuese dhe të dënueshme; pasi po e çojnë drejt zhdukjes së plotë atë pak traditë të mirë që kishim krijuar ndër vite, ç’ka shihet me asgjësimin e turpshëm të ekipeve që kanë bërë historinë e futbollit të këtij vendi, Partizani e Dinamo, ata “shakaxhinjtë e përparimit”, nuk po heqin dorë ta bëjnë pronë të tyre të së keqes edhe stadiumin e vetëm më të mirë të vendit, në mes të Tiranës, me gjithfarë dallaveresh e prapësish të tilla që me çdo kusht duan të çojnë ujë vetëm në mullirin e tyre...
(er.nu/GSH/BalkanWeb)