E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e afert presidenciale Nano nis konsultat me lideret

Ish-lideri socialist, Fatos Nano ka nisur takimet me drejtuesit e partive politike në vend për të marrë mbështetje në garën për postin e kryetarit të ri të shtetit. Takimi i parë në kuadër të një axhende të tillë, ishte ai me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Kështu, pas shpalljes ambicies së tij për të qenë pjesë e një konkurrimit të tillë, tashmë ish-kryetari i Partisë Socialiste hedh një tjetër hap, konkretisht marrjen e përkrahjes së përfaqësuesve politikë.
“Siç dhe kam deklaruar, unë nisa turin e konsultave me përfaqësuesit e partive parlamentare. Si një parti që ka prioritet të programit të saj integrimin, zgjodha që të takoj së pari drejtuesin e LSI-së, Ilir Meta. Jemi duke identifikuar me shumë pjekuri, maturi e qetësi mundësitë që ekzistojnë për një proces konsensual. Në funksion të ndërtimit të këtij procesi konsensuale për presidentin e ri, javën që vjen do takoj kreun e PS-së, Edi Rama”, vuri në dukje Nano, në përfundim të takimit me kreun Meta.

Nga ana e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta nuk përjashtoi mundësinë që kandidatura e mbështetur nga forca parlamentare e drejtuar prej tij të jetë pikërisht figura e ish-liderist socialist, Fatos Nano.

“Është kënaqësi të jesh në dialog me politikanin Nano. Duhet të vëmë ne dukje faktin se Nano ka dhënë mesazhe konstruktive për politikën, duke shërbyer pozitivisht në momente kritike. Çështja e presidentit është një çështje me rëndësi për integrimin, ndaj dhe kërkohet  kërkohet maturi nga politika. Nano president do të ishte një kontribut për politikën”, vlerësoi Meta, gjatë prononcimit të tij për shtyp.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›