INTERVISTA/ Ambasadorja gjermane: Banka KFW ishte korrekte dhe jashtëzakonisht transparente. Koha është flori
Diplomatja gjermane thotë se përkrah taksën progresive. Ajo shpreh shqetësimet për tonet nacionaliste të Aleancës Kuq e Zi dhe thotë se vendit i duhet një president konsensual. Sipas saj, qytetarët gjermanolindorë i mbrojtën vetë dosjet kur ndryshoi sistemi. Ambasadorja tha se Bavaria ka paditur botuesin e librit të Adolf Hitler Lufta ime në Shqip
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Carola Mueller Holtkemper në Ora News i kundërvihet deklaratave të kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode për linjën e interkonjeksionit, të cilët akuzuan donatorin gjerman, KFW, se ka vepruar pa transparencë dhe në favor të akteve korruptive. Ambasadorja tha se banka ka qenë transparente dhe korrekte. Ajo shtoi se koha është flori.
Bisedoi: Ilva Tare, Tonight
Si e komentoni lajmin e dalë në media mbi vonesën një vjeçare të projektit të linjes së interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës të financuar nga banka gjermane KfW?
Normalisht ne nuk japim detaje apo informacione rreth procedurave të tenderimit, që janë në vazhdim e sipër. Megjithatë dua tju siguroj që pala gjermane në këtë rast për të cilin flasim ka punuar vazhdimisht në mënyrë korrekte dhe jashtëzakonisht transparente.
A keni dijeni për arsyet e vonesës?
Ne kemi konstatuar që ka një vonesë, arsyet e kësaj vonese nuk janë ndërkohë të njohura për ne, por mund të them që koha është flori.
A duhej te ishte botuar në gjuhën shqipe libri i Adolf Hitler Mein Kampf?
Fillimisht më duhet të them që libri, parë nga këndvështrimi juridik, është një kopje e vjedhur pasi për sa i përket të drejtave, ato i takojnë Bavarisë. Në Gjermani ky libër është i ndaluar dhe unë nuk mendoj se do të kishte një vlerë përdorimi dhe dobishmërie për lexuesin shqiptar. Për printimin e një libri, për publikimin e një libri normalisht do të ishte nevoja e marrjes të së drejtave dhe kjo ka të bëjë me sigurinë ligjore të një vendi që e preka më parë. Siç thashë dhe më parë këto të drejta i ka landi i Bavarisë dhe unë mendoj që do të procedohet dhe me anë ligjore nga ana e Bavarisë për këtë çështje.
Çfarë kërkon Gjermania të shohë nga Shqipëria në aspektin e reformave që duhet të realizohen me urgjencë?
Përsa i përket reformave e thënë në mënyrë të përmbledhur si në progres raportin e BE-s, por akoma më e përmbledhur është ajo çka ne duam të shohim në plan veprimin e shtetit shqiptar, pra që qeveria shqiptare është bashkuar me opozitën dhe me shoqërinë civile, është një dokument vërtet voluminoz, i cili sikurse e shikoj unë është një analizë mjaft e hapur e asaj çka mungon ende në Shqipëri. Në këtë plan veprim jepen receta apo strategji të caktuara me anë të cilave në ritme të caktuara kohore do të realizohen këto reforma apo këto probleme. Në vend të parë të këtyre 12 prioriteteve të njohura tashmë për ne është krijimi i shtetit ligjor dhe me këto kapituj ku bëhet fjalë për ndërtimin e shtetit ligjor do të vendoset nëse nisin bisedimet me Shqipërinë. Kjo është dhe strategjia e Komisionit Europian dhe është treguar tanimë që ky është sektori më i rëndësishëm për integrimin ekonomik kombëtar.
Reforma elektorale dhe kërkesat e partive të vogla. A mendoni se do të merren parasysh nga dy partitë e mëdha?
Pika më e rëndësishme në realizimin e procesit zgjedhor është reflektimi i vullnetit të zgjedhësve dhe elektoratit dhe çka në vitet e fundit është theksuar si pikë e parë në të gjitha raportet e ODIHR-it. Përsa i përket kodit zgjedhor në tërësi këtu ka një sërë çështjesh të cilat do të trajtoheshin në kuadrin e zhvillimit të shteteve demokratike. Shqipëria ka marrë vendimin për tu orientuar nga ligji zgjedhor spanjoll dhe është vendimi apo dëshira e partive politike për të bërë hapa konkretë në ketë drejtim, por sistemi spanjoll, ai gjerman apo hollandez janë sigurisht sisteme demokratike zgjedhore dhe këtu nuk ka ndonjë shabllon të caktuar që do të gjente aplikim në shtete apo vende të caktuara.
Numërimi elektronik. A mendoni se elektronizimi i procesit do të shmangë problemet që Shqipëria ka pasur në zgjedhjet e mëparshme?
Për të përcjellë dhe njëherë rekomandimin e ODIHR, gjëja më e rëndësishme është vullneti për të zhvilluar zgjedhje të lira. Nëse bëhet në mënyrë elektronike apo jo kjo është një çështje dytësore. Ne më së shumti kemi pasur përvojën e fletëve të votimit të printuara, sigurisht nuk duhet të presim mrekulli nga futja në përdorim e metodave elektronike të numërimit. Do të ishte një hap përpara, por unë mendoj se kjo ka të bëjë me formën e jashtme të procesit.
Për dy vjet BE i ka përplasur derën Shqipërisë për statusin kandidat. A do ta marrë Shqipëria statusin këtë vit?
Kjo varet krejtësisht prej Shqipërisë dhe shqiptarëve, por për fitimin e statusit ka rregulla transparente, kritere transparente të quajtura kriteret e Kopenhagenit dhe unë jam në një mendje me gjithë kolegët e mi që në rastin e Shqipërisë as më pak e as më shumë nuk do të pritet më shumë sesa përmbushja e kritereve. Për shembull në rastin e liberalizimit të vizave është treguar tashmë që nëqoftëse Shqipëria ndjek një objektiv të caktuar ajo është në gjendje të përmbush këto kritere, madje shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme. Unë jam e mendimit që këto 12 prioritete tanimë mund të përballohen prej Shqipërisë. Kemi vendosur disa kritere dhe nuk shtohen kritere të tjera veç tyre, por që edhe ato nuk do të pakësohen dhe sikurse përmenda unë kam përshtypjen që këto çështje po trajtohen në mënyrë serioze, aktorët politikë kanë treguar dhe kanë vendosur me plan veprimin një kuadër kohor dhe përgjegjësitë e caktuara që duhen ndërmarrë në mënyrë që të implementohet çfarë është vendosur në letër.
Korrupsioni. A mendoni se ky është një nga problemet me të cilat Shqipëria duhet ta nis adresimin e reformave?
Të gjitha çështjet apo dokumentet e përmendura, progres raportet e BE-së apo dokumentet e tjera të rëndësishme theksojnë se ky është një problem që gjen vëmendje të vazhdueshme, por plan veprimi ka afate të caktuara, masa të caktuara të cilat duhet të realizohen në mënyrë që fenomeni së paku të kufizohet. Nuk ekziston asnjë vend tjetër ku mos ketë forma korrupsioni, por një vend ku ka korrupsion në nivele minimale është shumë efiçent. Korrupsioni si çështje nuk është vetëm e natyrës morale, sigurisht është edhe e tillë, por korrupsioni çon në shpërdorimin e burimeve të caktuara si dhe në shpërdorimin në shkallë më të gjerë të ekonomive kombëtare përmes korrupsionit, shanseve të caktuara që nuk i jepen ekonomisë shqiptare humbasin. Kështu e shikoj unë ketë fenomen.
Çfarë do të thotë për qeverinë gjermane shtet i së drejt