FOTO LAJM: Desha ta pastroj unë, por po e lan Zoti
Sepse mendon në këtë mënyrë nuk pastrohet kurrë Shqipëria. Jo çdo mbeturinë pastrohet me ujë, edhe pse shumë shqiptarë mendojnë kështu kur ndotin lumenj, liqene dhe detin. Kryeministri Sali Berisha, i cili doli për të pastruar në kuadër të ditës së caktuar për një Shqipëri të pastër, tha se po e lan Zoti vendin pasi po binte shi. Sot, ne e kemi parashikuar këtë ditë, si ditën për Shqipërinë e pastër. Por Zoti po e lan në mënyrën më të mrekullueshme, ndaj ti lutemi Zotit e ta falenderojmë për këtë koincidencë të bukur, tha Berisha duke qeshur.
Edhe pse po shkon drejt tetë viteve në pushtet, Berisha u kujtua tu tregojë se pamjet që kanë parë këto ditë me ndotjen në Ishëm nuk janë asgjë me atë që ndodh realisht.
Të mos harrojmë pamjet, të cilat unë do ti quaja të lemerishme, që keni parë në Ishëm, por edhe më të lemerishme janë ato që nuk duken, pasi nën ato plastika, ajo që ju nuk shihni janë ujërat e zeza të Tiranës e të të gjithë këtij pellgu, që shkojnë drejt detit e natyrisht e ndotin. Po kështu edhe të gjitha ujërat që rrjedhin drejt brigjeve, tha Berisha.
Ca gjëra nuk i lan uji.


