E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror në Pakistan, avioni bie mbi fshat, dyshohet për 150 viktima (FOTO)

Share

Ministri i Brendshëm thotë se avioni është goditur nga një rrufe

Një avion është rrëzuar pranë kryeqytetit pakistanez, Islamabad, duke rënë mbi një fshat. Mendohet se në total janë 150 viktima nga aksidenti i rëndë.

Mendohet se në avion ishin 127 pasagjerë. Mësohet se shumë viktima ka pasur edhe mes fshatarëve të Hussain Abat.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk ka asnjë shans për të mbijetuar. Avioni është shkatërruar komplet.

Avioni, një Boeing 737 i linjës Bhoja Air, ishte nisur nga qyteti port Karaçi për tu ulur në Islamabad.

Kontaktet me kullën janë shkëputur në orën 18:40, dhjetë minuta para orarit për tu ulur në kryeqytet.

Shkaku mendohet se është moti i keq, shiu i rrëmbyeshëm, rrufetë e shpeshta dhe shikueshmëria e ulët. Ministri i Brendshëm thotë se avioni është goditur nga një rrufe. Kompania ajrore kishte shpallur falimentimin, por kishte pak kohë që i ishte rikthyer fluturimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›