Pallati i Kulturës, Berisha: Problem madhor për Tiranën
Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar ndërhyrje në Pallatit të Kulturës , një ndërtesë e hapur në vitin 1966, e që sipas tij është krthyer në një problem madhor për Tiranën. Teksa vizitionte ekspozitën me bocetet të cilat konkurojnë për përzgjedhjen e simbolit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Berisha tha se qveria do mbështesë çdo vendim të bashkisë për ta kthyer Tiranën në një kryeqytet europian
“Do të mbështesim çdo vendim që të marrë bashkia për ta rivendosur qytetin tonë në platformën europiane në të cilën lindi. Qeveria do ta mbështesë bashkinë me të gjitha mjetet. Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Janë aksioner në rrafshin shpirtëror të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ndaj dhe unë ju garantoj se do të mbështesë vendimet e këshillit bashkiak për ta ndarë Tiranën nga ajo periudhë 50-vjeçare e cila e vërviti kryeqytetin drejt mjegullnajeve ballkanike lindore ndërkohë që ky është një kryeqytet me frymëmarrje perëndimore, nga kreshta e Dajtit, tek kurora e kodrave në perëndim. Gjithçka ka vetëm aromë perëndimore. Bëheshin beteja për të mbrojtur një trashëgimi ku uroj që bashkia ta çliroj këtë duke filluar me Pallatin e Kulturës që përbën një shëmtirë për kryqytetin dhe kjo është problem madhor për qytetarët e Tiranës ” theksoj Berisha.
Kryeministri u ndal në secilën nga maketet e prezantuara, duke deklaruar se një pjesë e tyre do të përzgjidhen për tu vendosur në pjesë të ndryshme të Tiranës. Në këtë pikë ai nuk la pa sulmuar as ish kryebashkiaun Edi Rama. “Megjithëse Tirana filloi si kryeqytet perëndimor nuk ishte kurrë i tillë. Në 11 vitet e humbura të Tiranës ku qytet nuk mund të gjejë vlera historike përveç kumbullave të kuqe” ka theksuar Berisha.
Përzgjedhja e pesë boceteve më të mira do të kryhet nga data 21 deri në 25 mars, më pas ato do ti paraqiten komisionit shtetëror të 100 vjetorit të pavarësisë për të përzgjedhur fituesin.