Gara e filmit, “Sekretet” mbylli mbrëmjen e pestë të festivalit
Autori i Lajmit: red.
Vazhdon gara e filmit në Durrës. Dje në mbrëmjen e pestë të Festivalit Ndërkombëtar veror të Filmit kanë konkurruar kryesisht filma shqiptarë, të realizuar në vitet 80. Në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu” u shfaqwn njëri pas tjetrit filmat "Dora e ngrohtë" dhe "Rrethimi i vogël", të dy fitues në dy edicione të Festivalit të Filmit Shqiptar. Filmi "Dora e ngrohtë, me skenar të Neshat Tozajt, regji të Kujtim Çashkut dhe muzikë të Hajg Zaharjanit është shpallur fitues i Festivalit të Filmit, i zhvilluar nga 1-5 tetor të vitit 1985. Ky film ka edhe një lidhje të veçantë me qytetin e Durrësit, në të cilin u krye pjesa më e madhe e xhirimeve. Ekrani risolli në kujtesën e shikuesve interpretimet e Artur Gorishtit (Besimi), Sandër Prosi (profesori), Reshat Arbana (Ahmeti), Margarita Xhepa (nëna), Bujar Lako (Spahiu), Mirush Kabashi (Braushi), etj. Në film tregohet jeta e një adoleshenti që nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij, Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë. Filmi fitues i Festivalit të gjashtë "Dora e ngrohtë", duke zënë vendin e parë për nga numri i spektatorëve në kohën kur vendi kishte 60 salla të mëdha kinemaje, u bë i pari film shqiptar që ka mbuluar shpenzimet e prodhimit. Tashmë, pas subjekteve me ngjarje të mëdha historike, kanë hyrë temat sociale dhe romantike. Pikërisht, "Dora e ngrohtë", megjithë vellon ideologjike, zbulon përpjekjet e njerëzve për të sfiduar jetën e përditshme. Regjisorët fillojnë të drejtohen drejt filmave autor, duke shpallur, kështu, pavarësinë e tyre artistike. Ndërsa filmi "Rrethimi i vogël" është fitues i Festivalit VII të Filmit, i zhvilluar nga 13-18 prill të vitit 1987 dhe është prodhuar një vit më parë nga kinostudio "Shqipëria e Re" me skenar të Ruzhdi Pulahës, regji të Saimir Kumbaros dhe muzikë të Ardit Gjebresë. Spektatorët mundën të shijojnë interpretimin e aktorëve të shquar të skenës dhe ekranit si Timo Flloko (Agroni), Sulejman Pitarka (Llambi), Violeta Manushi (Frosa), Marjeta Ljarja (Drita), Kadri Roshi (Zenuni), Albert Verria (Kopi), etj. Filmi erdhi në një periudhë kur "mikrokorrupsioni" kishte filluar të gërryente shoqërinë shqiptare në vitet e fundit të regjimit komunist. Agroni, kryetari i ri i komitetit ekzekutiv të rrethit, ndihet i rrethuar nga ndikimi i Frosës, së vjehrrës dhe disa të afërmve dhe miqve, të cilët duan ta shfrytëzojnë postin e Agronit për interesat e tyre personale. Në përfundim të Festivalit VII të Filmit nuk u kursyen çmimet dhe medalionet me të cilat u nderuan jo vetëm autorët dhe aktorët, por edhe montazhierët, piktorët e kostumeve dhe dekoreve e operatorët e zërit. U ndanë 3 çmime për rolet më të mira, 2 çmime të dyta për filmat dhe 3 çmime të treta, 14 medalione për aktorët dhe kineastët e tjerë si dhe Kupa e festivalit që u meritua nga Saimir Kumbaro për filmin "Rrethimi i vogël". Ky film ka mbetur në kujtesën e atyre viteve edhe për faktin se lançoi një këngë të kantautorit të ri Ardit Gjebrea mbi bazën e një poezie të Dritëro Agollit. Shfaqjet për filmat në konkurrim kanë vijuar rreth orës 20.00 të mbrëmjes me dy filma të tjerë. Në fillim është shfaqur për sikuesit filmi shqiptaro-kosovar "Sekretet", i cili konkurron në seksionin kombëtar. Regjisor i filmit është Spartak Pecani, producentë Agim Halili e Nehat Fezaj, skenari Vangjel Kozma, drejtor fotografie Mark Hupfel, muzika Ardian Hila dhe montazhi Edom Rizvanolli. Në role interpretojnë, Ndriçim Xhepa, Enver Petrovci, Neritan Liçaj, Eftiola Lacka, Ermela Teli etj. Një lagje qyteti zgjohet në mes të natës nga lehje të egra dhe të frikshme. Gjithsesi, nuk janë të lehurat e një qeni, por të një banori të vetmuar të quajtur Landi. Pasi lajmërohet nga fqinjwt, ai dërgohet në një spital psikiatrik. Aty, një mjeke përpiqet të zbulojë arsyet e kësaj gjendjeje mendore dhe, nëpërmjet rrëfimeve të Landit, zbulohet fati i individit të zakonshëm në Shqipërinë e tranzicionit. Një individ që është ngritur dhe është rrëzuar sërish nga ndryshimi i sistemeve social-politike, sisteme që nuk i japin asnjë shans të shprehë identitetin e tij. Nga gjithë ky kaos Landi mbetet vetëm dhe aksidentalisht miqësohet me një qen të humbur. Zbulohet që qeni i përket një ambasade të huaj dhe një grup gjysmëmafioz po e kërkon për interesat e tyre. I paaftë për të mbrojtur veten gjatë gjithë jetës së tij, Landi me forcw mbron qenin, mikun e tij të vetëm të vërtetë. Në orën 23.00 u shfaq filmi kroat, prodhim i vitit 2007 "Living and the dead", me regji të Kristian Milicc dhe skenar të Josip Mlakicc e Ivan Pavliccicc. Në role interpretojne Filip Sovagovicc (Tomo Martin), Velibor Topicc (Vijali), Slaven Knezovicc (Coro), Marinko Prga (Mali), Borko Pericc (Robe), Miro Barnjak (Ivo), Bozidar Oreskovicc (Zapovjednik), Enes Vejzovicc (Ferid), Izudin Bajrovicc (Stojan), Ljubomir Jurkovicc (Semin), Robert Roklicer (Satnik Dane Boro). Në 1943 një grup fashistësh kroat uzurpojnë një pikë strategjike në Bosnjwn Perëndimore duke marrë peng një grup myslimanësh. Kroatët i mbajnë peng derisa grupi tjetër i radhës t i zëvendësojë. Martini, personazhi kryesor vret një prej myslimanëve dhe i vjedh orën. Ky veprim lidhet me një histori të vitit 1993 kur takojmë nipin e Martinit, Tomon. Ai është një ndër 6 ushtarët e ushtrisë kroate, të cilët kanë ardhur në të njëjtin vend në Bosnje. Ata luftojnë me një grup ushtarësh boshnjakw dhe marrin peng ata që nuk kanë vrarë. Në mënyrë që ata të largohen, kroatët duhet t i vrasin të gjithë pengjet e mbetura. Zbulojmë që një nga myslimanët, i marrë peng, është nipi i myslimanit të vrarë nga gjyshi i Tomos.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008