Shqiptarët, kontroll trafikut të heroinës në Zvicër
Autori i Lajmit: red.
Pjesa më e madhe e tregtisë së heroinës në Zvicër vazhdon të organizohet nga grupe kriminale shqiptare. Llogaritet se rreth 100 tonë heroinë kalon çdo vit nga Evropa Juglindore në Evropën Perëndimore. “Grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të jenë një kërcënim serioz për sigurinë në Zvicër dhe dominojnë trafikun dhe shpërndarjen e heroinës”,- paralajmëron një ekspert i policisë federale.
Të akuzuar
Tre anëtarë të një familjeje kosovare po gjykohen në Zvicër, pasi akuzohen se janë organizuesit e një ndër shitjeve më të mëdha të heroinës në Evropë. Prokurorët thanë se babai 69-vjeçar dhe dy djemtë e tij, 42 dhe 28 vjeç, kishin bazat e tyre në Evropën Lindore për të importuar 1.5 ton heroinë, e cila u bllokua në kufi me Turqinë në gusht të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, “Klani ishte një ndër bandat kryesore të shpërndarjes së heroinës në Evropën Perëndimore deri në mes të 1990-ës”. Por avokatët mbrojtës përgënjeshtrojnë akuzat. Gjykata Federale Penale e Belinzonës pritet të marrë një vendim në fund të tetorit.
Eksperti
Sipas Roger Flury, një ekspert i policisë federale në lidhje me trafikun e drogës, sasia e bllokuar prej 1.5 ton drogë është mjaft sinjifikative. “1.500 kg drogë, kjo sasi konsumohet brenda një viti, nga 20-50 për qind e përdoruesve të drogës në Zvicër”, – tha Flury për median zvicerane.
Kërcënimi
Në raportin e Policisë Federale për Sigurinë më 2007 thuhet se “organizatat kriminale nga Evropa Juglindore luajnë një rol sinjifikativ në Zvicër”. Grupet me lidhje ndërkombëtare ishin përfshirë në një sërë aktivitetesh kriminale ku përfshihet trafiku i drogës, trafiku njerëzor, trafiku i klandestinëve, prostitucioni dhe pastrim parash. Sipas Vjenës, bazuar në zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit dhe drogës (UNODC), Zvicra historikisht ka qenë një ndër vendet ku vepron trafiku i heroinës i drejtuar nga shqiptarët. Më 1990, 70-90 për qind e trafikut të drogës në Zvicër kontrollohej nga shqiptarët. Influenca e grupeve kriminale shqiptare vazhdon të jetë e fortë, sidomos në tregun e heroinës dhe nuk është pakësuar”, - thotë polici federal. “Pjesa më e madhe e tregtisë së heroinës në Zvicër organizohet nga grupe kriminale shqiptare”.
Grupet
Grupe të tjera kriminale që janë të përfshirë në këtë tregti janë nga Turqia, Kroacia, Serbia, Afrika Perëndimore dhe Iraku”, - shtoi ai. Ndërsa autori i raportit të UNODS, “Krimi dhe impakti në Ballkan”, Teodor Leget, shprehet se bandat kriminale shqiptare po pakësohen. “Nga 1990 – 2000 shqiptarët kishin një periudhë të paprecedentë aksesi në tregun evropian dhe përfituan nga ky akses. Por ndalimi i trafikut detar në Itali dha një efekt shumë të madh, - thotë Leget për median zvicerane, duke shtuar se nuk beson se këto grupe do të jenë për shumë kohë kompetitivë.
“Grupet kriminale shqiptare kanë ndërtuar një reputacion si trafikantë të zotë, pasi ishin të dhunshëm dhe fisnorë, me një gjuhë që askush tjetër mund ta kuptonte dhe kishin një kod nderi të ngjashëm me mafian siciliane”, - shpjegon Leget.
“Ajo çfarë zakonisht ndodh me këto grupe kriminale shqiptare është se ato arrijnë deri në një farë niveli dhe më pas qëllojnë njëri-tjetrin, në emër të një nderi, që ka të bëjë me drejtimin e tregut të drogës”. (Marrë nga svissinfo)
Itinerari i Ballkanit
Sot trafiku i drogës ka tri linja: Linja veriore (Afganistan- Pakistan/ Iran – Turqi – Bullgari – Rumani - Hungari).
Një linjë e qendrës, rruga origjinale (Afganistan - Pakistan/Iran – Turqi – Bullgari - Maqedoni/ Serbi - Bosnje Hercegovinë – Kroaci – Sloveni - Itali
Dhe linja e tretë jugore: Afganistan- Pakistan/Iran – Turqi – Bullgari – Maqedoni – Kosovë – Shqipëri - Itali.
Llogaritet se rreth 100 tonë heroinë kalon çdo vit nga Evropa Juglindore në Evropën Perëndimore, nga e cila 85 % e saj kalon në treg. Vlera e saj shkon deri në 25-30 billionë dollarë, - shkruhet në raportin e UNODC. “Policia zvicerane vazhdon të arrestojë trafikantë dhe të ndalojë sasi të mëdha droge, por Zvicra vazhdon të jetë një nga vendet që preferohet më shumë nga trafikantët e drogës”, - thotë Leget. Më 2007 policia sekuestroi 300 kilogramë heroinë, nga 230 kilogramë heroinë që u sekuestruan më 2006.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008