Zana Krasniqi, fytyra e përzgjedhur e stilistit Sherri Hill
Autori i Lajmit: red.
Pas suksesit në Miss Univers 2008 ku u rendit në mesin e 10 më të bukurave të globit, bukuroshja kosovare Zana Krasniqi ka arritur të nënshkruajë një kontratë në fushën e modës. Ka qenë Sherri Hill, një nga emrat më të njohura të modës, që i ka ofruar Zana Krasniqit mundësinë për të qenë fytyra e këtij biznesi. Sapo klikon në faqen zyrtare të Sherri Hill, tashmë është porta hyrëse për të parë një ndër koleksionet më të mëdha online të modës, të stiluara nga Sherri Hill. Kontrata është firmosur vetëm pak ditë pas përfundimit të Miss Univers, ngjarje kjo qw e ka renditur bukuroshen kosovare në listën e 10 më të bukurave të universit dhe automatikisht, edhe fituese e një kontrate njëvjeçare. Zana është e bija e këngëtarit dhe kompozitorit kosovar Naim Krasniqi, i cili ka 4 vajza, njëra më e bukur se tjetra. Zana Krasniqi e nisi karrierën si modele nga Kosova që u zbulua nga fotografi kosovar Fadil Berisha. Pas shpalljes së pavarësisë, Berisha përdori kontaktet e tij në organizatën e Miss Univers për t i mundësuar Kosovës të merrte pjesë për herë të parë në këtë garë bukurie. Sipas pikëve të mbledhura, Zana zuri vendin e gjashtë në Miss Univers 2008. Kjo është hera e parë që Kosova mori pjesë në një spektakël të bukurisë me përmasa botërore. Meqë Vietnami, vendi ku u zhvillua konkursi i më të bukurës së globit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Zanës fillimisht iu refuzua viza për në këtë shtet. Me të mësuar këtë Fadil Berisha kontaktoi autoritete shqiptare që lëshuan një pasaportë shqiptare. Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, Zana dhe Miss Serbia Bojana Boricc janë bërë shoqe gjatë spektaklit dhe më pas kanë qenë të pandashme duke dhënë një shembull për t u patur zili nga politika e dy vendeve.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008