Kryeministri islandez, Haarde, viziton Muzeun Arkeologjik të Durrësit
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri i Islandës, Geir Haarde, pasi ka vizituar Muzeun Arkeologjik të Durrësit është shprehur i befasuar nga thesaret që mban ky muze. Gjatë vizitës në Durrës, i shoqëruar nga ministri Pango, ai theksoi se ishte surprizuar nga pasuritë dhe historinë që mbante jo vetem muzeu i Durrësit, por edhe gjithë Shqipëria. Në Muzeun Arkeologjik dhe amfiteatrin antik, kryeministri islandez u njoh me vlerat e trashëgimisë dhe me një historik të shkurtër të Durrësit dhe më gjerë. Gjatë vizitës në amfiteatër, ministri Ylli Pango e njohu Kryeministrin me punën e bërë si dhe vizionin e MTKRS-së për të bërë të mundur prezantimin sa më të mirë të tij. Ndërsa Z.Haarde theksoi se Durrësi është një qytet me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore. Haarde e cilësoi si të suksesshme vizitën e tij në Shqipëri, një hap që do t i shërbente afrimit të kulturave dhe të dy popujve tanë. Sipas të dhënave nga Ministria e Kulturës, këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i vizitorëve në zonën historike dhe kulturore të qytetit antik të Durrësit është trefishuar, çka nënkupton se interesi i turistëve vendas dhe të huaj po vjen duke u rritur.
Ky lajm është publikuar: 28/08/2008