Gara e republikaneve per zgjedhjet presidenciale
Ka nisur votimi në Shtetet e Bashkuara në garën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale. E cilësuar si “super e marta”, pasi votohet në 10 shtete, rezultatet e zgjedhjeve të sotme do të sjellin një panoramë më të qartë për shanset e katër kandidatëve republikanë në garë për t'u nominuar zyrtarisht dhe për të sfiduar, Barack Obamën. Gara është hapur në Ohio, Georgia, Massachusetts, Tennessee, Vermont, Virginia, Oklahoma, Idaho, North Dakota dhe Alaska.
Votimi ka nisur së pari në lindje, përfshirë Ohion ku Mitt Romney dhe Rick Santorum ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit.
Super e marta do të prodhojë 400 delegatë në të gjitha shtetet, 63 prej të cilëve në Ohio.
Elektorati i gjerë i këtij shteti e bën atë një domosdoshmëri për të marrë Shtëpinë e Bardhë. Asnjë kandidat republikan nuk ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë pa fituar Ohion në zgjedhjet presidenciale. Dy kryesuesit republikanë, Romney dhe Santorum ndodhen në një garë të ngushtë, dhe një fitore për Santorum do të vështirësonte garën për Romneyn.