Turqi, shpërthim pranë zyrës së Kryeministrit Erdogan
Afër zyrës së Kryeministrit turk, Rexhep Tayip Erdogan, në Ankara, ka shpërthyer një bombë duke shkaktuar plagosjen e një personi. Incidenti ka ndodhur pak përpara takimit të kabinetit qeveritar, në zyrën e Erdoganit. Katër ditë më parë, në Stamboll ndodhi një tjetër shpërthim pranë selisë së partisë së Erdoganit, ku u plagosën 15 policë dhe një civil. Autorësinë e sulmeve nuk e ka marrë ende askush, por policia po heton mbi rebelët kurdë (të cilët luftojnë për më shumë autonomi në juglindje të Turqisë), ekstremistët e majtë dhe militantët islamikë, që kanë kryer sulme me bomba edhe më parë në disa zona të Turqisë.