Kongresi amerikan mirpret ngrohtesisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu

Pas takimit me kryeministrin izraelit kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner tha se Kongresi amerikan do te qendroje gjimone perkrah Izraelit dhe asnjehere nuk do te lejoje qe shteti hebraik te jete i vetem.
Kercenimi kanoses berthamor i Iranit nuk mund te mosperfillet. Paqartesia mund te coje ne perllogaritje te gabura cfare ne te gjithe po mundohemi te menjanojme.
Zoti Boehner u beri thirrje Shteteve te Bashkuara dhe Izraelit qe te jene te qarta ne komunikimet mes tyre dhe ne komunikimin me Iranin. Disa ligjvenes republikane dhe tre nga kandidatet republikan per president e kane kritikuar presidentin demokrat Barak Obama per mos mbajtjen e nje qendrimi mjaftueshmerisht te ashper ndaj Iranit. Udheheqesi i shumices ne Dhomen e Perfaqesuesve republikani Eric Cantor e ka akuzuar administraten e presidentit Obama per dergimin e mesazheve te perziera kur flitet per Izraelin.
Udheheqesja e pakices ne Dhomen e Perfaqesuesve demokratja Nancy Pelosi tha se mbeshtetja e plote amerikane per sigurine e Izraelit eshte nje perparesi afatgjat dhe dypaleshe dhe se presidenti ka mbajtur angazhimin e tij ndaj Izraelit ne parandalimin e Iranit qe te behet nje shtet me arme berthamore.
Frenimi i Iranit dhe parandalimi qe Teherani te kete nje arme berthamore eshte ne interesin tone. shte ne interes te Izraelit dhe rajonit. Do te perbente kercenim per Shtetet e Bashkuara dhe boten.
Irani thote se programi berthamor ka vetem synime paqesore por Teherani nuk ka lejuar ekipet nderkombetare qe te inspektojne objektet e tij berthamore.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha gazetareve se kishte nje vizite te mire ne Washington perfshi takimin e tij me presidentin Obama duke theksuar viziten e tij ne Kongresin amerikan.
Duke kulminuar ne kete shfaqje te shkelqyer te solidaritet ketu ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara. Mbeshtetje dypartiake nga Senati ne Dhomen e Perfaqesuesve. Ka patur shprehje te mrekullueshme te mbeshtetjes qe i keni degjuar nga zoti Boehner dhe zonja Pelosi.
Presidenti Obama i kerkoi Izraelit qe te ruaje durimin duke thene se ka ende nje mundesi per te lejuar sanksionet nderkombetare ndaj Iranit qe te funksionojne. Zoti Netanyahu tha se Izraeli ka qene i durueshem nderkohe qe Irani vazhdon te zhvilloje programin e tij berthamor. Ai theksoi se Izraeli duhet ta mbroje veten.