E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja tragjike ne Poloni

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë në ambasadën e Polonisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij personale, të qeverisë dhe popullit shqiptar për viktimat e ngjarjes tragjike të kësaj fundjave në jug të Polonisë, ku, pas përplasjes së një treni humbën jetën 16 qytetarë polakë. Kryeministri i shprehu ambasadores dhe stafit të ambasadës dhimbjen me të cilin mësoi këtë lajm tragjik dhe se lutet që shpirti i viktimave të kësaj tragjedie të prehen në  paqe. Kryeministri Berisha la një shënim në librin e ngushëllimeve, i hapur për këtë rast nga ambasada polake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›