Harta e BE-së, kufijtë e Serbisë janë pa Kosovën
E futur në listën e vendeve kandidate për në Bashkimin Europian, Serbia është vendosur në faqen zyrtare të BE-së, europa.eu, ku figuron me kufijtë aktualë, zyrtarisht pa sipërfaqen e Kosovës. Tashmë Kosova shfaqet shtet më vete. Deri pak kohë më parë, ajo ishte e përfshirë në hartën e Serbisë edhe në faqen zyrtare të BE-së. Ndërsa tashmë figuron më vete, ndonëse BE nuk ka hapur ende një link të posaçëm për Republikën e Kosovës. Ndryshimi ka ndo-dhur pas marrëveshjes së fundit të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë ku përfshihet edhe rezoluta 1244, por do të gëzojë avantazhe të tjera.