Giggs: Këtu falë impenjimit ekipor

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs ka thënë se impenjimi i përgjithshëm ekipor ka bërë që klubit të mos i mungojnë sukseset.
“Ky është sukses ekipor. Nëse pyesni 10 njerëz se kush ishte lojtari më i mirë, ata do t`iu japin dhjetë përgjigje”.
“Lista e lojtarëve që kanë bërë shumë për këtë ekip vetëm sa zgjerohet. Janë një numër arsyesh pse unë mendoj se ne e meritojmë titullin”, ka thënë Giggs.