E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e LSI-së, Luan Rama takim me LRI-në

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së dhe njëkohëshisht kandidati për kreun e partisë Luan Rama zhvilloi sot një takim me Forumin Rinor të LRI-së ku shpalosi edhe vizionin e tij për këtë forcë politike.
 

Në takimin e tij të parë si kandidat për kreun e LSI-së, Luan Rama kërkoi mbështetjen e të rinjve të LRI-së për të luftuar konformizmin.
"Duhet ta shkundim LSI-në nga konformizmi pasi kjo nuk mund të jetë pjesë e LSI-së. Për të mos prishur qefin e kryetarit duhet të marrë fund në radhët e LSI-së pasi LSI-ja ka lindur si një reaksion kundër dukurive negative. LSI-ja lindi si anti-tabu dhe le ta kthejnë në moton tonë luftën kundër atij që mbyll sytë ndaj dikurive negative” shtoi Luan Rama.

Ai gjithashtu ka shtuar se gara për kreun e LSI-së nuk është sfidë personale por është sfidë për vetë të ardhemn e LSI-së, të kësaj force që sipas tij është promotore e zhvillimeve që dominohen nga interesat e vendit.

Gjithashtu, Luan Rama ka vlerësuar edhe zgjedhjet që janë zhvilluar në Forumin rinor të LRI-së dhe në forumin e gruas, LGI-në duke theksuar se gara për kreun e LSI-së do të përmbyllë me sukses edhe riformatimin e kësaj force politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›