E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për Gjykatën e Lartë, Berisha: Rama ta votojë

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka ftuar sot opozitën të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po bllokon miratimin e ligjit duke bllokuar kështu interesat e qytetarëve shqiptarë.

"E ftoj zotin Rama të heqë dorë nga bllokimi. Ligji për Gjykatën e Lartë është kërkuar me insistim nga Partia Socialiste. Ajo nuk votonte Gjykatën Administrative nëse ne nuk pranonim ngritjen e kolegjit në gjykatën e lartë. Tani që ne e pranuam ai bllokon. Ai ligj nuk është për gjyqtarët por për qytetarët, dhe ti bllokon interesat e të gjithë qytetetarëve” theksoi Berisha.
 

Kryeministri Berisha i është referuar edhe reformës parlamentare ndërsa i ka cilësuar kërkesat e opozitës si pretekste për të bllokuar procesin. "Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me përcaktimiet kuahtetuese. Opozita kërkon që dekretet e presidentit të votohen haptazi por dekret dhe ligjet në çdo kushtetutë të një vendi të lirë nuk mund të votohen haptazi ato votohen fshehtazi dhe prandaj kreu i opozitës kërkon një gjë që nuk mund të pranohet.  Një vendim i Gjykatës kushtetuese që daton në 2005 ndryshoi aktin dhe rrugën në procedurën e zgjedhjes së gjykatësve. Para këtij vendimi presidenti propozonte dhe i votonte pasi votoheshin në parlament.
Gjykata kushtetuese gjykoi se kjo duhe të ndryshohet dhe urdhëroi që presidenti dekreton gjykatësit, dhe çon gjykatësit e dekretuar në parlament. Ky zotëri kërkon një gjë që e ka shumë të qartë që nuk ekzisotn në asnjë vend tjetër. Kërkon me çdo kusht që kryetari i opozitës të ketë të drejta të njëjta me kryeministrin. Nuk ekziston në asnjë vend. Nuk mund ta barazohet kreu i opozitës me kryeministrin se që në këtë moment ke kaus biarkik të dëmshëm për parlamentin” shtoi Berisha.
 

Kryeministri Berisha i është përgjigjur sot edhe akuzave të kreut të PS-së Edi Rama për privatizimin e kompanisë Albpetrol ndërsa akuzoi Ramën se duke sulmuar qeverinë për privatizimet po kthehet në kohën e komunizmit.

"Reagimi i Ramës bazohet kryekëput në qëndrimin atavist në trashëgiminë e tij anti-treg dhe në mbajtjen e një prej koncepteve të vjetra për koncesionet dhe investimet. Të pretendosh se po shitet Shqipëria, kur po jepet me tender e drejta e koncesionit do të thotë të kthehesh te Enveri sepse kjo e drejtë e njohur edhe nga qeveria e pare e Ismaili Qemalit është njohur dhe përshtatur nga çdo qeveri e këtij vendi” tha Berisha.

Sipas kryeministrit, me anë të koncesioneve asetet pa vlerë të vendit kthehen në vlerë për qytetarët shqiptarë. “Me këtë të drejtë nuk shitet asnjë cm tokë, me këtë të drejtë i jepet dhe i njihet e drejta një kompanie që ato asete të cilat flenë pa vlerë nën tokë, qofshin ato gurë kromi apo naftë apo metër kub gaz, për tu bërë me vlerë. Për të pasur vlerë për qytetarët ato duhet të shfrytëzohen, duhet të shiten dhe të përpunohen dhe të marrin vlerë” shtoi Berisha.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha i është referuar edhe deklartës së kreut të opozitës Rama për heqjen e taksës për biznesin e vogël duke theksuar se kryesocialisti ka vetëm një alternativë shkatërrimin e sistemit fiscal të vendit. "Rama i cili është i gatshëm të mashtojë për hir të kësaj karrige që i largohet çdo ditë e më shumë u deklaroi se unë do të heq taksën e biznesit të vogël. Me këtë ai tregon se s`ka as njohuritë më elementare të sistemit fiskal. Ti kështu bën shembjen përfundimare të sistemit fiskal. Ti mendon se një grup i cili përbën edhe kontributin më madhor në të ardhurat do të qëndrojë në këmbë. Jo mor zotëri e gjithë kjo masë do të kapilarizohet dhe ti do të formosh shtetin informal. Unë i them Ramës mos spekullo me këtë se mund ta faktoj” shtoi Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë ironizoi edhe ekspozitën e çelur nga opozita në Bruksel. E Përgëzoj Ramën për suksesin e ekspozitës. Dua ta falenderoj që paraqiti hartat e Artan Lames dhe jo pikturat e tij se do të na kishte turpëruar. Bëri një gjetje të goditur dhe meriton të lavdërohet sepse arriti të dominojë ambiciet e tij” tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›