Gara për kreun e PD-së 1990-2005
Duke u kthyer pas në retrospektivë, në zgjedhjet e vitit 1999, rivali i Kryeministrit Berisha ishte Uran Butka. Në 1999, kuvendi i demokratëve i dha Sali Berishës 594 vota, ndërsa Uran Butkës 81 vota. Dyshja Berisha-Butka u përsërit në vitin 2005, përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 3 korrikut 2005.
Nuk dihet ende se cili do të jetë kandidati "sfidues" i Berishës, por ajo që vlen të theksohet është se zgjedhjet në PD u shtynë për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Afati për ristrukturimin e PD-së është përcaktuar data 12 dhjetor. Sali Berisha ka qenë një prej njerëzve ikonë të Partisë Demokratike si në kohën kur ka drejtuar PD-në, por edhe gjatë periudhës kur është shkëputur nga partia, në kohën kur ishte President. Drejtimi i PD-së është lënë në dorë të Sali Berishës në vitin 1990 dhe pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 kontrollin e partisë blu e merr Eduard Selami, deri në vitin 1994. Më pas, Tritan Shehu zëvendëson Selamin në këtë post deri në vitin 1996, për t‘ia lënë më pas Sali Berishës. Kuvendi Kombëtar do të vendosë për programin e partisë, statutin dhe 100 drejtuesit e Këshillit Kombëtar.