E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 12 dhjetor votohet për kreun e demokratëve

Kuvendi Kombëtar i PD-së do të fillojë maratonën e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike të shtunën e 12 dhjetorit në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve. Kryetari aktual, Sali Berisha, do të kërkojë rikonfirmimin në krye të PD-së nga Kuvendi Kombëtar, ndërkohë që për momentin mungon emri i demokratit që do të sfidojë Sali Berishën. Ky Kuvend Kombëtar Zgjedhor do të jetë akti final i procesit të analizave për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, si dhe i zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në kuvendet e degëve. Demokratët synojnë që këto analiza do të shoqërohen me të gjitha korrigjimet e nevojshme në drejtimin e strukturave lokale, për të mënjanuar defektet e mundshme të vërejtura në zgjedhjet e 28 qershorit. Komisioni për ndryshimin e statutit do të drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, dhe komisioni për organizimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit nga nënkryetari Astrit Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›