Elbasan, motori i policisë përplaset nga një makinë, plagoset efektivi
ELBASAN – Një punonjës i policisë së Elbasanit është aksidentuar në krye të detyrës, në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Mësohet se polici F.Çollaku është përplasur nga një automjet, teksa po patrullonte me motor.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se makina që përplasi policin drejtohej nga një shtetas turk, i cili është shoqëruar në komisariat. Ndërkohë polici i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(er.nu/BalkanWeb)