E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për kreun e PS, Rama e Lakrori ndalen në kryeqytet

Ndalesa e radhës e kandidatëve për kreun e PS, Rama e Lakrori ka qënë në kryeqytet ku prezantuan platformat e tyre, në një takim me anëtarë të Partisë Socialiste në sallën e Akademisë së Arteve. 

TIRANË- Gara për kreun e ri të PS është ndalur në kryeqytet, ku 2 kandidatët, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, prezantuan platformat e tyre, në një takim me anëtarë të PS-së në sallën e Akademisë së Arteve.

Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, ritheksoi se qënrdimi i PS ndaj Parlamentit është i palëkundur, duke e cilësuar këtë qëndrim, “si të vetmen rrugë për mbrojtjen e demokracisë”.
“Ne jemi gati të hyjmë në Parlament vetëm nëse na jepet e drejta të hetojmë lidhur me transparencën e proçesit zgjedhor të 28 qershorit”, theksoi Rama.

Ndërkohë kandidati Maqo Lakrori tha se synimi i platformës së tij janë zgjedhjet e parakohshme, si dhe bashkimi i së majtës në një konfederatë të përbashkët.
"Cilido që të dalë fitues në garën për kryetar të Partisë Socialiste në kongresin e 26 Shtatorit, duhet të synojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme dhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale nëpërmjet një të majte të bashkuar", u shpreh Maqo Lakrori.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›