SHBA, Berisha takim me administratoren e PNUD
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Administratoren e PNUD-it, Helen Clark në SHBA. Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të sesionit të 64 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
SHBA- Takimi i parë që kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar gjatë vizitës së tij në SHBA, ka qenë me Administratoren e PNUD-it, Helen Clark. Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha ka siguruar mbështetjen e PNUD për projekte që kanë të bëjnë me arsimin dhe turizmin. Gjatë bisedës me administratoren Helen Klark, shefi i ekzekutivit Berisha ka garantuar se qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo hap për ecurinë e mëtejshme të projekteve si "Shqiperia në moshën dixhitale", duke theksuar se ndihma dhe koordinimi nga ana e PNUD do të ishte shumë e çmuar.
Një tjetër projekt për të cilin u diskutua gjatë takimit, ishte dhe ai i Turizmit si dhe forcimi i rolit të arsimit privat. Në këtë kuadër Administratorja e UNDP Helen Clark shprehu mbështetjen e saj dhe të UNDP për këto projekte . Kryeministri Berisha ndodhet në SHBA në kuadër të sesionit të 64 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
(e.n/BalkanWeb)