Tafaj: Maturantët në Vlorë, në auditore pa mesatare
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, shprehu bindjen të martën se rreth 400 maturantët fitues në universitetin e Vlorë, do të pranohen në auditore kur të fillojë viti i ri akademik në fillim të tetorit.
TIRANË-Myqerem Tafaj, Ministri i Arsimit dhe Shkencës e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në shkollën e mesme profesionale të Agrobiznesit, në Kamëz. Ai premtoi se në këtë shkollë do të hapet një degë e re për përkujdesje ndaj moshës së tretë. Për sa I përket pranimit të maturantëve vlonjatë nëpër auditore, Tafaj u shpreh se, “Studentët janë regjistruar. Pra është kryer regjistrimi paraprak. Rektori do t’i pranojë në auditor”. Ndërsa pak ditë më parë Rektorati i Universitetit të Vlorës vendosi mosregjistrimin në këtë universitet të studentëve me notë mesatare nën 6-të, edhe pse ata kishin fituar konkursin përkatës.
(m.a/balkanweb)