PS: Botimi i teksteve shkollore po politizon historinë
TIRANË-Deputetja Ledi Shamku akuzoi qeverinë se në shkelje flagrante me ligjin po ndikon në edukimin politik të brezit të ri. Sipas saj, PS kërkon tërheqjen nga shkollat të librit të historisë 12, dhe falje publike të autorëve që kanë hartuar këtë tekst.
“Sali Berisha do të vendosë sërish diktaturën në Shqipëri. Libri i Historisë së gjimnazit këtë vit dëfton sesi studiuesit karagjozë të këtij diktatori po u vjedhin shqiptarëve historinë, duke i sajuar faktet e tranzicionit ashtu siç i do oreksi i sulltanit më të ri të Shqipërisë”, u shpreh Shamku.
Shamku në fjalën e saj përmend edhe arësyen se pse PS nuk po hyn në Kuvend. “Nuk mund të hyjë sepse shoqëria shqiptare duhet mbrojtur nga thonjtë e këtij diktatori në instalim, që pasi u vodhi shqiptarëve votat, tash po orvatet t’u vjedhë edhe historinë” – përfundon Shamku.
(m.a/balkanweb)