Tirana i bashkohet nismës, “Dita pa makina”
Nismës ndërkombëtare, “Dita pa makina” i është bashkuar sot edhe kryeqyteti ynë. Ashtu si cdo vit, qëllimi i aktiviteti mbetet sensibilizimi i qytetarëve për të mbrojtur mjedisin. Kaos në rrugët e Tiranës.
TIRANE- Tirana i është bashkuar nismës së 1300 qyteteve të tjera në botë, në ditën ndërkombëtare pa makina. Qëllimi i këtij aktiviteti mbetet si cdo vit, sensibilizimi i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Zv.ministri i Mjedisit, Aleksander Garuli gjatë një aktiviteti me rastin e kësaj dite, ka kërkuar më shumë vëmendje nga pushteti qendror dhe ai lokal për mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë ka shkaktuar kaos ne rruget e tiranes për ata që kanë vendosur të lëvizin me makina. Qarkullimi është ndërprerë për disa caste në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Nisma “Dita pa makina” duket se në Shëipëri vetëm emrin ka të tillë, Bllokimi i Bulevardit “dëshmorët e Kombit” si dhe i shesheve kryesore të kryeqytetit ka zgjatur shumë pak , duke shkaktuar një trafik të tmerrshëm në kryeqytet.
Ndërkohë, specialistët pohojnë se në kryeqytet gjatë një dite lëshohen në ajër 650 kg squfur për 200 makina.
(e.n/news24/BalkanWeb)