Minatorët: Presim ACR, e mërkura afati i fundit, ndryshe Grevë
TIRANË-Ditën e Mërkurë do të vendoset nëse minatorët do të hyjnë ose jo në grevë urie.
Këto janë të rejat e fundit nga Bulqiza, nga ku mesohet se bordi i ACR në Austri po zhvillon këto ditë mbledhje pas protestave prej 8 ditësh të minatorëve. Pritet që mesditën e së Premtes, Bordi austriak të dalë më një vendim ose ndonjë marrëveshje të mundshme me Minatorët, ndaj deri atë ditë Konfederata e Minatorëve ka vendosur të mos japë vendimin ekstrem, atë për grevë urie.
Minatorët kanë protestuar edhe sot, në ditën e 8-të të tyre.
Të 700 minatorët grevistë të Bulqizës kërcënojnë se në rast të mosplotësimti të kërkesave të tyre, do të futen në grevë urie.
Ndërkohë, përshkallëzimi i protestës së tyre është mbështetur dhe nga metalurgë të Elbasanit.
Minatorët kërkojnë plotësimin e 5 kushteve, që përfshin rritjen e pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe uljen e moshës së pensionit, përndryshe kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.
“Ka 4 vjet që tek ne nuk rritje page dhe indeksim. Kërkojmë në masën 20% rritje të pagës, përmirësim të kushtet e punës, këtu hyjnë vendosja e një mjeku, rinovim të bazës teknologjike në minierë, bazën e veshjeve, sepse asnjë ndërhyrje nuk është bërë në minierën tonë për shumë shumë vite”, - shprehet kreu i Konfederates, Kolë Nikolli.
Gjatë protestave të tyre, minatorët kanë kërkuar të mos marrin pjesë politikanët, qofshin këta të djathtë apo të majtë.
(d.b/BalkanWeb)