E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per xhamine. Fituesi do shpallet mes 5 studiove

Pese studio jane ne gare per projektin e xhamise se tiranes dhe muzeun e bashkejeteses fetare ne kryeqytet. Prezantimi eshte bere kete paradite nga kryetari Edi Rama, i cili ka theksuar se konkursi nuk eshte pjese e fushates elektorale, por nje nisme e filluar disa muaj me pare.

“Aq më tepër kur bëhet fjalë për një objekt kaq të rëndësishëm për qytetin dhe po ashtu me një ndjeshmëri të posaçme siç është xhamia e re që në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye nuk do donim ta përfshinim për asnjë sekondë në kornizën e fushatës elektorale apo të çfarëdolloj debati politik” tha Rama.

Pesë  studiot konkurruese janë “Andreas Perea Ortega – Madrid”, “Architecture Studio – Paris”, “BIG - Kopenhagen, Danimarkë”, “Search – Amsterdam”, “Zaha Hadid Architects – Londër”, studio keto te perzgjedhura nga 100 kompani garuese.

Sipërfaqja e xhamisë do të jetë rreth 2500 m katrorë, ndërsa ajo e muzeut 1650 m katrorë. Bashkia e Tiranës u ka kërkuar studiove projektuese që xhamia dhe muzeu të kenë arkitekturë moderne, por duke u ruajtur elementët e kultit.

Fituesi i projektit do te shpallet diten e hene ne oren 11:00. Juria perbehet nga  7 persona  nga te cilet kater arkitekte te huaj. Kryetari i kesaj jurie eshte kryebashkiaku Rama.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›