E Diel, 1 Nëntor 2026

Te ngujuarit pa vote. 1450 familje ne gjakmarrje e hasmeri

Plot 1450 familje janë privuar nga e drejta dhe dëshira për të votuar në zgjedhjet e 8 Majit ne Shqiperi ndërkohë që shkaktarët kryesorë për këtë situatë evidentohen ngujimet, hasmëritë dhe gjendja e tyre konfliktuale. Nëpërmjet një raporti të posaçëm, Instituti i Shtepise se Drejtesise ka  hedhur dritë mbi numrin e votuesve shqiptarë që nuk kanë  mundësi për të votuar, për shkak të fenomenit të gjakmarrjes.

Perllogaritjet flasin per nje shifer alarmante e cila kap numrin e 3500 mije qytetareve te cilet me shume gjasa do te privohen nga vota ne zgjedhjet vendore te 8 Majit per shkak te ngujimit dhe fshehjes nga gjakesi.

Nga te dhenat eshte konstatuar se më shumë se 50 për qind e familjeve në fshat janë në konflikt për tokën, ndërsa në qytete e metropole konfliktet janë të natyrave të ndryshme, por përsëri dominojnë ato për pronën dhe ndërtimet e paligjshme.

Sipas vezhgimeve te kryera nder vite nga misionaret e pajtimit, vrasjet me problematike ne metropole janë ato për nderin dhe trafikimin e femrave, të grindjeve të çastit, si dhe të hasmërive të transferuara nga zonat rurale.

Nje tjeter shifer alarmante per personat e ngujuar te cilet nuk do te votojne mbetet dhe Tirana. Vetem ne metropolin shqiptar numerohen 15000 konflikte, 4200 hasmeri ndersa 206 familje jane te fshehura nga ngujimi.

E ndersa fenomeni I gjakmarrjes mbetet nje plage e shoqerise shqiptare ai vazhdon te demtoje edhe ne aspekte te tjera te nocioneve demokraci dhe shtet i se drejtes.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›