Sarkozy perpara mbeshtetesve uron publikisht Holande
Menjëherë pas publikimit të sondazhit zyrtar nga “Le Monde”, ku shpalli fitues kandidatin socialist Hollande në garën për Presidentin e ri të Francës, Sarkozy Sarkozi uroi publikisht në një dalje përpara mbështetësve të tij rivalin dhe pranoi humbjen në balotazhit përballë tij.
“Jam krenar që shteti francez me zgjodhi president për 5 vjet. Është nderi më i madh që më keni dhënë. Jam përpjekur të bëj më të mirën, në kushtet e një krize që ndikoi në të gjithë botën. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Ju jeni të aftë për t’ia dalë në një situatë të vështirë. Falenderoj të gjithë francezët që votuan për mua. Më mbështetët në mënyrë të jashtëzakonshme. Bëmë një fushatë të jashtëzakonshme, por nuk ia dola. Mbaj të gjithë përgjegjësinë e kësaj humbje, do t’ua them, e mbaj vlerën e përgjegjësise”, u shpreh Sarkozy, përpara mbështetësve të tij.
Ndërkohë që në deklaratën e tij, Sarkozy bëri thirrje “për të qëndruar të bashkuar dhe për të dhënë mesazhin e një France pa urrejtje”.
Nga ana tjetër qindra mbështetës të Partisë Socialiste kanë mbushur rrugën “Solferino”, pikërisht aty ku ndodhet selia e Partisë Socialiste për të festuar fitoren e Hollande.
Është parashikuar edhe një marshim deri në sheshin e “Bastijes” sapo të konfirmohet fitorja e tij, pikërisht aty ku mbajti fjalimin edhe Francua Miterran në vitin 1981 pas zgjedhjes së tij si president.