E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara republikane ne SHBA Gingrich favorit

Kandidati republikan Newt Gingrich kryeson në sondazhet e fundit para votimit në Karolinën e Jugut. Sipas këtyre sondazheve, Gingrich ka marrë 32 përqind të mbështetjes së republikanëve duke lënë pas Mitt Romney me 26 përqind, dhe Ron Paul me 11 përqind dhe Rick Santorum me 16 përqind. Sondazhi u publikua të premten nga universiteti Clemson.
Rezultatet e sondazhit tregojnë rënien që ka pësuar, kandidati i parë nga të gjithë si favorit, të paktën deri më tani, Mitt Romney. Ai ka humbur 15 përqind të mbështetësve të tij, brenda shtatë ditëve. Ky i fundit ka deklaruar se gara do të jetë dhëmbë për dhëmbë.
Newt Grigrinch megjithëse është favoriti kryesor ngjall shqetësime e dyshime për jeten e tij private. Ai është momentalishte në martesen e tij të tretë dhe është konvertuar në katolik kohët e fundit.
Megjithatë duhen pritur rezultatet përfundimtare të votimit në Karolinën e Jugut, për të parë nëse do të jetë Gingrich fitues apo Romney. Zgjedhjet republikane në Karolinën e Jugut konsiderohen një test dhe janë mjaft të rëndësishme për nxjerrjen e kandidatit që do të sfidojë Barack Obama në garën për president të Shteteve të Bashkuara që zhvillohen ditën e shtunë. Zgjedhjet paraprake do të mbahen në të gjitha shtetet amerikane, të cilat do të zgjedhin sfiduesin e Barak Obamës në zgjedhjet e nëntorit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›