E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari protesta masive pro qeverise

Të paktën 100 mijë persona kanë marrë pjesë në një protestë masive në Budapest të Hungarisë në mbështetje të kryeministrit të vendit, Viktor Orban dhe qeverisë së tij.
Pjesëmarrësit mbanin flamurë dhe parrulla në gjuhë të huaja, në të cilat i bënin thirrje Bashkimit Europian që të respektonte sovranitetin e Hungarisë.
Brukseli kërcënoi vendin me sanksione të ashpra, përfshirë këtu dhe bllokimin e fondeve të ndihmës, në rast se nuk tërhiqte disa ligje problematike, që cënonin sovranitetin e Bankës Qendore, lirinë e mediave dhe të dhënat personale. Drejtues europianë kanë shkuar deri atje sa ta konsiderojnë sistemin qeverisës në Hungari si një “autokraci”. Kryeministri Orban dhe partia e tij janë në gjendje të ndryshojnë Kushtetutën sipas vullnetit, pasi kanë në parlament një shumicë më të madhe se 2/3. Manifestimi madhor proqeveritar nisi nga sheshi i heronjve. Demonstruesit marshuan nga bulevardi deri në sheshin përpara parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›