E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke shtoi remitancat ne Shqiperi

Një nga korridoret më të rëndësishme të qarkullimit të remitancave nga BE është edhe ai Greqisë drejt Shqipërisë. Nga të dhënat e Zyrës Europiane të Statistikave rezulton se gjatë vitit 2010, dërgesat e emigrantëve shqiptarë, në kulmin e krizës greke arritën në 514 milionë euro, më lartë se viti 2009. Sipas Eurostat, flukset dalëse të dërgesave të emigrantëve në total për 2010-ën kanë arritur në 31,2 miliardë euro, që do të thotë një rritje me 3% ndaj 2009-ës dhe 61% ndaj viti 2004. Përfituesit kryesorë të dërgesave jashtë BE, janë kryesisht Kina, Kolumbia dhe Ekuadori
Gjatë viti 2010, kriza financiare dhe ekonomike greke bëri që emigrantët shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi të humbisnin besimin në sistemin bankar grek. Nën këtë panik dhe pasiguri, pjesa më e madhe e emigrantëve e kanë parë si më të sigurt Shqipërinë. Sipas raportit më të fundit të zyrës europiane të statistikave, gjatë vitit 2010, thuhet se një nga korridoret më të rëndësishme të qarkullimit të remitancave është ai që rrjedh nga Greqia drejt Shqipërisë. Frika dhe falimentimi i bankave greke bëri qe në vendin tonë të vijnë plot 514 milionë euro si remitanca. Sipas shifrave të Eurostat, gjatë dyvjecarit të mëparshëm, 2008-2009, dërgesat e shqiptarëve nga Greqia drejt Shqipërisë ishtin më te ulëta, respektivisht 390 milionë dhe 314 milionë euro. Ka ndodhur krejt e kundërta në vitin 2010, kur frika për krizën greke kapi kulmin. Për vitin 2011, Eurostat nuk jep të dhëna mbi ecurinë e remitancave, por e vetmja gjë e sigurt është që gjatë vitit të kaluar shumë emigrantë zgjodhën të ktheheshin në Shqipëri, duke marrë me vete edhe ato kursime që mund të kishin krijuar përgjatë viteve që punuan në shtetin fqinj.
Nga shifrat e publikuara te Eurostat, vihet re se daljet e remitancave të emigrantëve gjatë vitit 2010 nga vendet e BE janë rritur me 3% krahasuar me vitin e mëparshëm. Flukset dalëse të dërgesave të emigrantëve në total për 2010-ën kanë arritur në 31,2 miliardë euro, që do të thotë një rritje me 3% ndaj 2009-ës dhe 61% ndaj viti 2004. (foto 5 ) Sipas këtij studimi daljet e remitancave janë drejtuar kryesisht jashtë vendeve të BE. Sipas Eurostat, pavarërsisht krizës së vazhdueshme gjatë këtyre viteve, dërgesat e emigrantëve në vendet jashtë BE-së kanë mbetur të qëndrueshme në totalin e 72% në periudhën 2008-2010. Rënia e tyre ka qenë më e ulët drejt vendeve jashtë bllokut sesa brenda BE-së. Nga humultimi i Eurostat mbi korridoret kryesore të qarkullimit të remitancave vërehet gjithashtu se gjatë 2010-ës, përfituesit kryesor të dërgesave jashtë BE, janë kryesisht Kina, Kolumbia dhe Ekuadori. Kështu të dhënat e zyrës europiane të statistikave rendisin për 2010-ën Kinën që përfiton më shumë dërgesa nga emigrantët e saj në Itali, e ndjekur më pas nga rrjedhjet e Spanjës drejt Kolumbisë dhe Ekuadorit. Korridore të rëndësishme sipas Eurostat janë Italia drejt Rumanisë dhe Filipineve, nga Gjermania drejt Turqisë, nga Franca drejt Marokut dhe Portugalisë si dhe nga Greqia për në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›