E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, Zyre Informacioni per Turizmin ne Tirane

Bashkia e Tiranes ne kuader te promovimit dhe nxitjes se vlerave kulturore dhe turistike te qytetit, celi per here te pare ne Tirane, Zyren e Informacionit Turistik, ne sherbim te turisteve vendas e te huaj. Synimi i funksionimit te kesaj zyre, eshte promovimi i vlerave me karakter historik, social dhe kulturor te kryeqytetit qe nisin nga nje hulumtim kerkimesh dhe nga nje studim i dokumenteve dhe deshmive kulturore, permes percimit te vlerave te perbashketa. Kryebashkiaku Rama, vleresoi rendesine e kesaj zyre per promovimin e turizmit dhe e cilesoi si nje komunikim te ri me te gjithe vizitoret e qytetit, gjate ceremonise se perurimit ne prani edhe te ambasadorit gjerman Bernd Borchardt. "Kjo eshte Zyra e pare e Turizmit, e standardeve evropiane qe hapet fale ndihmes se miqve tane evropiane dhe qe i hap rruge nje komunikimi te ri, me te gjithe vizitoret e qytetit tone", tha Rama. Sipas tij, ky eshte nje tjeter hap drejt ndertimit te Tiranes evropiane dhe nga ana tjeter, eshte dallendyshja e pare qe pas 28 qershorit do te sjelle plot e plot lajme te tjera te mira". Me ane te kesaj zyre, kerkohet te favorizohet procesi turistik dhe kulturor permes njohjes se trashegimise kulturore, por edhe permes veprimeve promovuese. Projekti eshte realizuar me mbeshtetjen e GTZ-se. Hapja e kesaj zyre do t'i sherbeje jo vetem promovimit te vlerave natyrore e kulturore te qytetit te Tiranes, por edhe promovimit te bizneseve qe operojne ne industrine turistike, pasi tashme, biznesi i tyre do te jete me i dukshem dhe me lehte i aksesueshem per turistet. Zyra e Informacionit Turistik ndodhet e pozicionuar ne qender te qytetit, mbrapa Muzeut Historik Kombetar prane Teatrit te Metropolit dhe do te jete e hapur gjate gjithe diteve te javes nga ora 9:00 deri ne 19:00.

Informacioni

Informacioni do te konsistojne ne dhenien e hollesive mbi restorantet, hotelet, shperndarjen e materialeve ilustruese mbi vendet dhe muzete per te vizituar ne qytet, informacione mbi ekspozitat dhe programet teatrale, panairet, kongreset, tregjet, guidat turistike, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›