Akset nacionale problem mungesës e sinjalistikës.
24/03/2011 Drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Çela: Sinjalistika vidhet dhe dëmtohet
FIER- Akset rrugore nacionale në qarkun Fier mbeten problem për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe vjedhjes së tyre prej personave të papërgjegjshëm. Sipas Drejtorisë së Mirëmbajtjes së Rrugëve Nacionale në Fier, grabitja dhe dëmtimi i tabelave të sinjalistikës rrugore ka ndodhur në të gjitha akset rrugore që lidhin atë me fshatra dhe qytete të tjera, ku numri i tyre shkon në mbi 100 tabela të dëmtuara dhe vjedhura. Fenomeni në fjalë ka vendosur përballë vështirësive financiare këtë drejtori në zëvendësimin e herëpashershëm të tabelave.
Për këtë çështje ka folur drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Moxart Cela...
Veç fondeve të pamjaftueshme për ndërmarrjen tuaj ju natyrisht keni edhe shqetësime të përditshmërisë së punës suaj? Cilat janë ato dhe si i zgjidhni?
Është e vërtetë, kemi shumë akse rrugore të pakapërcyeshme ku në to "thyejnë kokën" jo vetëm drejtuesit e automjeteve, por edhe këmbësorët. Mjafton të përmendim këtu disa akse rrugore shumë të rëndësishme si për shembull rruga Fier-Vlorë ose më mirë të them dalja nga qyteti i Fierit në vendin e quajtur Rrepet. Është një aks rrugor vetëm 1 km, por çdo ditë e më tepër bëhet edhe më i vështirë. Një tjetër aks rrugor i pakapërcyeshëm është edhe ai Fier-Berat vetëm 3 km pa hyrë ende në qytezën e Roskovecit. Për të mos përmendur këtu aksin rrugor Patos-Oficinë, ose Fier-Qafë Lalar, e rrugën që lidh fshatrat e komunës Portëz. Ne jemi munduar që me fondet tona të bëjmë rikonstruksione të pjesshme, por pas rikonstruksionit pas pak kohësh me kalimin e automjeteve të tonazheve të rënda rruga sërish dëmtohet. Çka do të thotë se duhet një rikonstruksion i plotë i këtyre rrugëve.
Një tjetër shqetësim është edhe vjedhja e sinjalistikës rrugore apo jo? Të paktën këtë e bëri prezent një specialist i Policisë Rrugore...
Është e vërtetë vjedhja dhe dëmtimi i sinjalistikës rrugore është një tjetër vështirësi që hasim ne në përditshmërinë e punës sonë. Shpesh kemi dalë për inspektim së bashku me specialistë të Policisë Rrugore dhe kemi vënë re që sinjalistika ndriçuese horizontale dhe sidomos ajo vertikale vidhet dhe dëmtohet nga banorët përreth. Kjo dukuri është hasur sidomos në autostradat që përfshijnë rrethin tonë dhe sidomos në autostradën Lushnjë-Fier do të shikoni mbi 90 sinjale ndriçuese rrugore të vjedhura. Natyrisht këtu ne fajësojmë banorët e zonave rurale përreth të cilëva këto sinjalistika i vendosin nëpër karrocat e tyre të transportit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, për të mos folur edhe për dëmtime të qëllimshme.
I keni bërë prezentë në institucionet përkatëse shqetësimet tuaja të dëmtimit dhe vjedhjes?
Natyrisht kemi folur shpesh me operativë të zonave përreth sidomos ato rurale, por edhe kemi bërë denoncime në komisariatet përkatëse si në Fier, ashtu edhe në Lushnjë, por deri tani nuk ka asnjë person të kapur në flagrancë. Kjo sigurisht ka kosto të lartë për ndërmarrjen tonë që ka numër punëtorësh të kufizuar, sepse ato duhen zëvendësuar patjetër për të shmangur aksidentet automobilistike.