E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Te respektohet rezoluta e KE dhe Kushtetuta

Partia Socialiste kerkon pak me shume kohe ne menyre, qe ky projektligji per dosjet te marre seriozitetin, vleresimin, konsulencen dhe asistencen e nevojshme, do te thote, qe te konsultohet me eksperte brenda vendit dhe pse jo me eksperte nderkombetare! Ky eshte qendrimi i radhes i selise roze, lidhur me kete ceshtje, nje dite pas debateve te ashpra ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, mbi hapjen e dosjeve per "spiunet". Keshtu, kryetarja e Grupit kuvendor te PS-se, Valentina Leskaj, gjate nje komunikimi me mediet, nenvizoi dhe njehere tjeter faktin se "projekti i paraqitur se fundmi nga Partia Demokratike nuk eshte nje ligj per hapjen e dosjeve, eshte nje ligj lustracioni". Njekohesisht, per te qartesuar qendrimin e PS-se, Leskaj iu referuar dy ligjeve te tjera, mbi kete ceshtje qe eshte ligji i '96, ligji i '97 dhe i '98. "Ka pasur dy komisione ku jane certifikuar nje pjese e njerezve, qe kane te cilet kane kaluar kete proces certifikimi. Partia Demokratike e ben nul, keto dy ligje dhe kete proces certifikimi, gje qe nuk mund te ndodhe. Nuk mundet, qe nje ligj tjeter te beje nul dy ligje te tjere dhe gjithe procesin e certifikimit", vuri ne dukje Leskaj. Pikerisht ne kete pike, sipas saj, eshte diferenca e PS me Partine Demokratike. Pra, PD nuk njeh certifikatat, qe jane dhene ne te kaluaren, ndersa Partia Socialiste ka qendrimin qe i njeh. "Natyrisht ka edhe diferenca te tjera, sic eshte edhe diferenca, qe ka te beje me nderprerjen e mandateve kushtetuese, qe nuk ka nje ligj i cili mund te kete nje fuqi, qe te beje nderprerjen e mandateve kushtetuese ashtu sic kerkon Partia Demokratike", shtoi kryetarja e ligjvenesve socialiste. Megjithate per Leskajn, keto do t'i mbeten procesit, per sa kohe PD ka pranuar, qe te reflektoje, qofte per sa i perket kohes dhe permbajtjes se ligjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›