E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI te ndara dhe ne zgjedhje

Opozita nuk bashkohet as ne rast zgjedhjesh. Dy partite kryesore ne kampin e majte, ajo Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim nuk munden te gjejne gjuhen e perbashket aq me pak te negociojne per te dale ashtu si mazhoranca me nje emer te vetem si konkurrent ne zgjedhjet e pjesshme ne komunen Kashar. Selia roze do te perfaqesohet me Sinan Egran ne keto zgjedhje, ndersa LSI me Alfred Bakallin. Me gjithe deklaratat ne distance se dyert jane te hapura, dy forcat politike brenda se majtes nuk kane diskutuar per te konkurruar bashke ne kete proces zgjedhor. Dy kandidatet e tjere te regjistruar jane nje i Partise Demokratike, e perfaqesuar si koalicion dhe nje tjeter i pavarur. Dhe ne keto zgjedhje te pjesshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hasi te njejtat probleme si ne cdo proces zgjedhor. Partite politike vonuan se tepermi dhenien e emrave te komisionereve, qe do te jene ne komisionet zonale zgjedhore. Duke shkaktuar keshtu probleme ne trajnimin e tyre dhe njohjen me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli, tha dje se, vetem gjate ketyre dy diteve, forcat politike dorezuan emrat e komisionereve, disa dite me vone afateve te percaktuara nga Kodi Zgjedhor. Zgjedhjet per kryetarin e komunes Kashar do te zhvillohen me 27 korrik. Prej gjashte muajsh, kjo komune nuk ka kryetar qe pas arrestimit te ish-kreut Alfred Sula, per abuzime me tokat ne kete zone. Detyrat ne baze te ligjit ne fuqi jane kryer nga zevendesi i tij. Pas kesaj periudhe, kreu i shtetit vendosi te dekretoje zgjedhjet per emerimin e nje tjeter kryetari ne kete komune. Sula u zgjodh ne shkurt te vitit te kaluar. Kryetari i ri, qe do te zgjidhet, do te kete nje mandat trevjecar. R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›