Haxhinasto: Nderkombetaret te nderhyjne per Kodin
Levizja Socialiste per Integrim kerkoi nderhyrjen e faktorit nderkombetar per hartimin e nje kodi te ri zgjedhor sipas standardeve. Kryetari i KDK-se te kesaj partie, Edmond Haxhinasto, duke vleresuar qendrimin e mbajtur dy dite me pare nga OSBE, u shpreh se "shqetesimi i OSBE-se per procesin e miratimit te legjislacionit dhe cilesise se tij perben gjithashtu nje nga kritikat me te ashpra qe Bashkimi Evropian ben per Shqiperine ne Progres Raportin e vitit 2007". Per kete arsye, ne emer te LSI-se, Haxhinasto kerkoi qe "OSBE/ODIHR-i, Komisioni Evropian, dhe partneret tane euroatlantik, te angazhohen me nje vemendje dhe kujdes shume me te madh, per te garantuar legjitimitetin e procedurave dhe standardeve ligjore te Kodit te ri Zgjedhor, ne menyre qe Shqiperia te organizoje zgjedhje te lira e te ndershme ne vitin 2009 dhe te hiqet nga lista e zeze e vendeve problematike". Sipas tij, nje angazhim i tille nga komuniteti nderkombetar, organizatat dhe vendet partnere, eshte nje domosdoshmeri duke pasur parasysh edhe eksperiencat teper te hidhura te mosveprimit te tyre ne te kaluaren, sidomos ne parandalimin e megadushkut ne vitin 2005, ndonese i paralajmeruar ne kohe nga Levizja Socialiste per Integrim.