Garda, deputetët e maxhorancës kundër nismës së qeverisë
Demokratët dalin kundër nismës së qeverisë për pensionet dhe pagën suplementare për gardistët, duke kërkuar që masa e përfituesve të përfshijë jo vetëm punonjësit e punësuar në kohën e qeverisjes e PD-së pas vitit 2005.
Deputetët e maxhorancës, Paulin Stërkaj i PR-së, Fatos Hoxhaj i PD, Baki Shehi i PD-së, Jak Ndokaj i PDK-së kërkuan që të mos ketë dallime partiake në lidhje me punësimet e bëra gjatë viteve në Gardën e Republikës. Deputeti republikan Paulin Stërkaj ka deklaruar se, "unë kam qenë vetë si punonjës i Gardës kohë më parë dhe nuk duhet politizuar një çështje e tillë, duke i ndarë sipas ngjyrave partiake. Ne s'mund të luajmë politikisht, pasi Garda ka dhënë shembullin dhe kontributin e saj, aq sa ne krenohemi me to". Me projektligjin e ri të paraqitur nga ana e qeverisë, një numër rreth 100 ish-punonjës që kanë dhënë një kontribut mbi 20 vite mbesin jashtë përfitimit të pagës apo të pensionit suplementar. Këta punonjës janë nxjerrë në rezervë si pasojë e reformës së bërë nga qeveria e PD-së, pas marrjes së pushtetit në vitin 2005. Kjo kategori punonjësish kontestuan ligjin për sigurimin shoqëror dhe suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë. Një përfaqësi e kësaj kategorie punonjësish e kryesuar nga Vladimir Vako, paraqiti pretendimet në lidhje me këtë nismë të paraqitur nga ana e qeverisë. Vako kërkoi që data e përfitimit nga ky ligj të mos jetë data 01.07.2006, por të jetë ajo e 21.03.2005. Me këtë ndryshim mund të përfitojë kjo kategori personash. "Unë aktualisht marr 16 mijë lekë, në një kohë që personat e tjerë që do të përfitojnë me këtë ligj do të marrin trefishin e asaj që marrim ne", deklaroi Vako. Kundër kësaj kërkese u shpreh komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, i cili ka deklaruar se data e ligjit është vënë për një qëllim të caktuar dhe se nuk ka lidhje me persona të caktuar dhe se një diçka e tillë nuk mund të kthehej, pasi ka edhe kosto. Deputetët e opozitës kontestuan faktin se p/ligji mbrohet nga ana e drejtuesve të Gardës dhe jo nga qeveria. "Është e disata herë që Ministria e Brendshme na e bojkoton mbledhjen e komisionit dhe nuk është e pranishme në mbledhjet që diskutojmë. Nuk ka punë Garda që të mbrojë ligjet këtu", deklaroi deputeti socialist Koçi. Ai propozoi gjetjen e një zgjidhjeje të mesme, në mënyrë që të mos realizohet një ndarje e tillë. Edhe deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, kërkoi që kjo gjë të mos politizohej, pasi Garda ka dhënë një kontribut ndër vite. Propozimi i Komisionit të Sigurisë do të dërgohet te Komisioni i Ekonomisë, i cili është edhe struktura përgjegjëse për votimin e këtij projektligji.