Garë e nxehtë

Ligat kryesore evropiane në futboll janë duke hyrë në fazën përfundimtare. Mirëpo, si rrallëherë më parë paqartësitë dhe lufta për titull në shumicën prej tyre – nëse jo të gjitha – do të vazhdojë deri në xhiron e fundit.
Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, si dhe Superliga e Turqisë ende nuk kanë përcaktuar kampionin, edhe pse deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm edhe nga disa xhiro. Të gjitha këto kampionate kanë një të përbashkët – finish dramatik.
Premierliga
Para javës së kaluar, Chelsea konsiderohej favorit në garë për titull, meqë kishte krijuar epërsi prej katër pikëve ndaj kampionit në fuqi, Manchester United. Mirëpo, humbja e gjigantit londinez në fundjavë nga Tottenhami 2-1 dhe fitorja e Djajve të Kuq 1-0 ndaj rivalit të qytetit, Manchester City, ka bërë që dallimi në kreun e tabelës të jetë vetëm një pikë në favor të ekipit të Carlo Ancelottit (77 pikë).
Tri xhiro para fundit asgjë nuk dihet, nëntë pikë janë në dispozicion. Chelsea synon titullin e parë në Premierligë, pas katër vitesh, ndërsa Manchester United synon të katërtin me radhë.
La Liga
Barcelona është lider në La Liga me 84 pikë, nga 33 ndeshje. Mirëpo, rivali i përhershëm Real, Madrid vazhdon t’i qëndrojë në ‘bisht’, me vetëm një pikë më pak. Fitorja në El Clasico 2-0 në Santiago Bernabeu për shumëkënd e kishte vendosur gjigantin katalan në pozitë të mirë për të mbrojtur titullin pas krijimit të epërsisë prej tri pikëve dhe rezultatit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella.
Por, barazimi 0:0 në derbin katalan kundër Espanyolit të shtunën dhe fitorja e Realit ndaj Valencias 2:0, të dielën, ka kthyer dramën në La Liga. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe pesë xhiro.
Serie A
Për shumëkënd e papritur, por Roma kryeson në Serie A, katër xhiro para përfundimit të kampionatit me 71 pikë nga 34 ndeshje të zhvilluara. Vetëm një pikë pas tyre është kampioni aktual i Italisë, Inter që ka qenë lider për periudhën më të gjatë të sezonit.
Ekipi i Claudio Ranierit pas një serie të jashtëzakonshme, duke përfshirë fitoret ndaj Interit (2-1) dhe rivalit lokal, Lazio (2-1) të dielën ka kaluar në pozitën e parë . Lufta për titull do të zhvillohet mes tyre dhe Interit, pasi Milan – që gjendet në pozitën e tretë – humbi në fundjavë 2-1 nga Sampdoria dhe tani mbetet shtatë pikë larg Romës.
Bundesliga
Tri xhiro para përfundimit të kampionatit në Bundesligë, Bayern Munich është lider me 63 pikë, vetëm dy më tepër se përcjellësi i parë, Schalke 04. Gjiganti bavarez konsiderohet favorit në garë për titull, mirëpo angazhimet në Ligën e Kampionëve – përballjet gjysmëfinale kundër Olympique Lyon – mund t’i japin shpresë Schalke 04 në gabime eventuale në tri xhirot e fundit.
Ligue 1
Serie pozitive në muajin e fundit dhe humbjet – e papritura – të rivalëve të drejtpërdrejtë për titull, ka bërë që Olympique Marseille të ngjitet në pozitën e parë në Ligue 1 me 68 pikë nga 33 ndeshje. Ekipi i trajnerit Didier Deschamps ka krijuar pesë pikë epërsi ndaj Auxerre që renditet i dyti, ndërsa Lyon dhe Montpellier kanë nga nëntë pikë më pak. Deri në fund të kampionatit në Ligue 1 kanë mbetur të zhvillohen edhe pesë ndeshje.
Eredivisie
Kampionati holandez hyn në xhiron e fundit – vendimtare – në garë për titull të kampionit. Twente kryeson me 80 pikë, i përcjellë nga Ajaxi me 79. Të dyja ekipet janë mysafirë në ndeshjet e fundit. Twente takohet me Nac Breda, ndërsa Ajax përballet me Nec Nijmegen.
Super Lig
Pas 30 xhirove në Kampionatin turk, Bursaspor është lider me 65 pikë dhe ndjek titullin e parë në histori të klubit. Por, atyre mund t’ju prishë punë gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce që ka vetëm një pikë më pak (64). Galatasaray është i treti me 60. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe katër xhiro.