Skandali me drita të kuqe, Riberi shoqërohet me minorene
Frenk Riberi ka përfunduar në syrin e ciklonit të skandalit me drita të kuqe, i cili rrezikon të vërë në vështirësi atë në prag të Botërorit. Në fakt, fantazisti i Bajernit ka qenë një nga klientët e abonuar te disa prostituta luksi, shumë prej të cilave ishin minorene. Sigurisht, Riberi e ka mohuar një gjë të tillë. Përveç tij, hetuesit kanë marrë në pyetje si “person të informuar mbi faktet”, Sydney Govou, lojtarin e Lionit. Të tjerë lojtarë të Francës mund të jenë përfshirë në hetim. Prostitutat luksoze qarkullonin në një “night club” me emrin “Zaman”. Një lokal i menaxhuar nga një farë Abou, 31-vjeçar, i cili hiqej si ndërmjetësi mes vajzave dhe klientëve VIP. Mes tyre edhe Riberi, i cili kishte filluar të frekuentonte rregullisht një prostitutë minorene, me origjinë marokene, madje edhe duke i paguar fluturimin me avion privat për në Gjermani. Ndërsa Govou ka përfituar shërbimet e të njëjtës vajzë, kur ajo ishte maxhorene. Grupi i prostitucionit i shkatërruar nga prokurori Andre Dando, ka çuar në arrestimin e katër personave, mes të cilëve dhe Abou. Avokati i Riberisë e pranon me gjysmë zëri përfshirjen e klientit të tij. Nëpërmjet një komunikate ai thekson se “bëhet fjalë për një çështje, që në rastin më të keq i takon sferës private”. Më i kujdesshëm ai i Govou, i cili limitohet të saktësojë se lojtari “nuk është i përfshirë në asnjë sistem prostitucioni”. Nëse do të vërtetohej që Riberi ishte në dijeni për moshën e vajzës, fantazisti i Bajernit do të rrezikonte deri në 3 vite burg dhe një gjobë prej 45 mijë eurosh. Dhe mbi të gjitha rrezikon karrierën e tij dhe martesën. Riberi shikohet pranë kalimit te Reali. Arsyeja? Gruaja, për të cilën francezi është konvertuar në Islam, dëshiron të jetojë në një vend më të ngrohtë.
#