Operohet Torres, Spanja në ankth
Liverpul
Sulmuesi i Liverpulit dhe Spanjës, Fernando Torres, do të jetë gjashtë javë jashtë fushave, pasi i është nënshtruar operacionit në këmbën e tij të lënduar. Ai ishte i dëmtuar për disa javë rresht, por shpresonte që të shërohej në përfundim të këtij sezoni. Një zëdhënës i Liverpulit ka bërë të ditur se: “Ishte vendosur që ai t’i nënshtrohej operacionit në këmbën e djathtë, ku ka pësuar dëmtimin”. Ai është në dyshim për ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Zvicrës, më 16 qershor dhe përfundimisht do të mungojnë në gjysmëfinalen e Europa League kundër Atletikos së Madridit, klub nga i cili u shit në vitin 2007.
#